Ish-futbollisti i Kosovës, Toni Domgjoni, i është bashkuar Ballkanit.
Lajmin e ka bërë të ditur të martën klubi suharekas.
Mesfushori Domgjoni ka qenë pa klub që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Së fundi ishte pjesë e klubit nga Malajzia, Selangor.
Si futbollist është zhvilluar te Zurichu. Pjesë e skuadrës së parë te Zurichu ishte nga viti 2018 deri në vitin 2021.
27-vjeçari Domgjoni ka katër ndeshje të zhvilluara me “Dardanët” dhe një gol të realizuar. Ndërsa ka paraqitje edhe me Zvicrën U18, U19, U20 dhe U21.
Ballkani e mbylli stinorin vjeshtor në vendin e parë. Synon ta kthejë titullin kampion në Suharekë.
Të kaluar Domgjoni ka edhe te Vitesse dhe Koperi.











