Në këtë formë u kthye në shtëpinë e vjetër, në vitin 1999.
Por, ajo që e gjeti këtu ish-ushtari i UÇK-së, Xhavit Muqolli, ishte krejt ndryshe prej asaj që e kishte lënë.
Në dyert e shtëpisë atë nuk dolën për ta pritur dy fëmijët e tij.
Eronita dhe Fatos Muçolli, ani pse vetëm fëmijë, ishin në mesin e atyre që u vranë në Masakrën e Poklekut.
Brenda kësaj dhome ndodheshin 59 shqiptarë kur forcat serbe hodhën dy bomba brenda.
Përveç dy fëmijëve të Muçollit, këtu u vranë edhe 24 fëmijë të tjerë.
E të gjithë këta të mitur janë identifikuar si të vrarë në luftë, në librin e Hanëmshahe Ilazit dhe Nusret Pllanës.
Ky i fundit, ka treguar se sa është numri i fëmijëve të vrarë nga forcat serbe në Kosovë.
Por, shifra shumë më të ulëta po japin krerët e shtetit në deklaratat publike.
E diferenca në numër prej 300 fëmijëve po e habit Pllanën.
“Kur i dëgjon liderët dhe liderët tona që 24 vite, kur e thonë numrin e pasaktë dhe gjithmonë e përsërisin 1133 që thirrën në referencat e Natasha Kandiqit të Fondit Humanitar të Beogradit”, thotë Pllana.
Të prekur nga fjalimet e krerëve të shtetit shprehen edhe vet familjarët e fëmijëve të vrarë.
Për numrin e fëmijëve të vrarë nga forcat serbe në Kosovë, Tëvë1 ka kontaktuar edhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës.
Por nga kjo agjenci, kanë thënë se nuk posedojnë shifra të tilla.
Kronika e realizuar nga gazetari Fidan Zejnullahu.