TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dogana konfiskon 25 për qind të mjeteve monetare të padeklaruara të gjetura në një automjet në Vërmicë

by Tëvë1
1 muaj ago
2
A A
Dogana konfiskon 25 për qind të mjeteve monetare të padeklaruara të gjetura në një automjet në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 25 për qind të mjeteve monetare të padeklaruara që u zbuluan gjatë një kontrolli në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës, rasti është evidentuar gjatë kontrolleve rutinore në hyrje të Republikës së Kosovës, kur zyrtarët doganorë ndaluan për kontroll një automjet me targa vendore.

Dyshimet janë ngritur pasi automjeti është paraqitur në pikën kufitare me shpejtësi të lartë. Gjatë intervistimit fillestar, drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra apo mjete monetare që i nënshtroheshin deklarimit.

Megjithatë, pas një analize të rrezikut, zyrtarët doganorë kryen kontroll të detajuar të automjetit, ku gjetën mjete monetare që tejkalonin kufirin ligjor prej 10 mijë eurosh dhe që nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe rregullat për deklarimin e mjeteve monetare në kufi, Dogana ka ndërmarrë masat e parapara me ligj.

“Me këtë rast është konfiskuar 25 për qind e shumës së mjeteve monetare të padeklaruara, ndërsa për pjesën tjetër është kërkuar dokumentacioni dhe dëshmitë që vërtetojnë origjinën e ligjshme të mjeteve”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Sipas autoriteteve, rasti është proceduar sipas kompetencave ligjore dhe procedurat do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të shqyrtimit administrativ dhe ligjor.

Dogana e Kosovës rikujton se çdo person që hyn ose del nga Republika e Kosovës me 10 mijë euro ose më shumë, në para të gatshme apo mjete të tjera monetare të bartshme, është i obliguar t’i deklarojë ato tek autoritetet doganore.

“Mosdeklarimi përbën shkelje të legjislacionit në fuqi dhe sjell pasoja ligjore, përfshirë konfiskimin e pjesshëm të mjeteve monetare dhe zhvillimin e procedurave të mëtejshme për verifikimin e origjinës së tyre”, thuhet në njoftim.

Dogana thekson se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës dhe luftimin e aktiviteteve të paligjshme, duke kontribuar në parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimit financiar ndërkufitar.

Tags: Dogana e Kosovesndalimeparavermice
ShareTweet

Postime të ngjashme

Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator

Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë

Tahiri: Seanca e Kuvendit duhet të vazhdojë brenda 48 orëve, po shkelet Rregullorja

Tahiri: Seanca e Kuvendit duhet të vazhdojë brenda 48 orëve, po shkelet Rregullorja

Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave

Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave

Dënime të ashpra për Argjentinën për incidentin në finalen e Botërorit

Dënime të ashpra për Argjentinën për incidentin në finalen e Botërorit

Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator

Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator

Llapi përforcohet me ish-portierin e akademisë së Feyenoordit

Llapi përforcohet me ish-portierin e akademisë së Feyenoordit

Zyrtare: Jetmir Topalli rikthehet te Ballkani

Zyrtare: Jetmir Topalli rikthehet te Ballkani

Ilazi: Shpresoj që vajzat e volejbollit ta bëjnë krenare Kosovën

Ilazi: Shpresoj që vajzat e volejbollit ta bëjnë krenare Kosovën

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë

Tahiri: Seanca e Kuvendit duhet të vazhdojë brenda 48 orëve, po shkelet Rregullorja

Tahiri: Seanca e Kuvendit duhet të vazhdojë brenda 48 orëve, po shkelet Rregullorja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën