TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dogana e Kosovës asgjëson mbi 6 mijë maica që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Dogana e Kosovës asgjëson mbi 6 mijë maica që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale

Dogana e Kosovës ka mbikëqyrur asgjësimin e mbi 6 mijë maicave, pasi është konstatuar se ato cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Sipas njoftimit të Doganës, rasti kishte nisur më 2 qershor 2026, kur në Terminalin Doganor në Mitrovicë një importues kishte paraqitur një para-deklarim për zhdoganim, pa specifikuar markën tregtare të produkteve.

Pas analizës së riskut, dërgesa ishte përzgjedhur për kontroll fizik dhe dokumentar nga zyrtarët doganorë.

“Gjatë kontrollit janë identifikuar elemente që ngritën dyshime për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Sipas Doganës, pas verifikimeve, Sektori për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale ka kontaktuar bartësin e së drejtës, i cili ka konfirmuar se produktet përbënin shkelje të të drejtave të mbrojtura.

Si rezultat, Dogana ka ndërmarrë masat ligjore, duke ndaluar lirimin e mallit, duke iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj importuesit dhe duke nisur procedurën për asgjësimin e produkteve.

Mallrat janë asgjësuar më 8 korrik 2026 nën mbikëqyrjen e Doganës së Kosovës, me qëllim që të mos qarkullojnë në tregun e Kosovës.

“Veprimet janë ndërmarrë në zbatim të Ligjit për Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, si dhe dispozitave përkatëse të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet për parandalimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara, me synim mbrojtjen e konsumatorëve, bizneseve legjitime dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Tags: asgjesimDogana e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Qytetari tenton t’i ikë policisë në Gjakovë, përplaset me veturën zyrtare e shkakton aksident trafiku

Policia aksidentohet në Skenderaj gjatë ndjekjes së një veture

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

“Kush thyen, paguan” – Rama paralajmëron gjoba deri në 500 mijë lekë për dëmet e parashikuara

“Kush thyen, paguan” – Rama paralajmëron gjoba deri në 500 mijë lekë për dëmet e parashikuara

“Masat e Ramës”: Protestat mund të kufizohen deri në 72 orë, ndëshkohen thirrjet për dhunë në rrjetet sociale

“Masat e Ramës”: Protestat mund të kufizohen deri në 72 orë, ndëshkohen thirrjet për dhunë në rrjetet sociale

Regjistër i posaçëm elektronik për personat nën hetim, Rama: Mund t’u ndalohet dalja jashtë vendit

Regjistër i posaçëm elektronik për personat nën hetim, Rama: Mund t’u ndalohet dalja jashtë vendit

Rama: Pezullim për mësuesit që nxisin protestat, deri në 2 vite burg për personat që kapen me armë apo sende të rrezikshme

Rama: Pezullim për mësuesit që nxisin protestat, deri në 2 vite burg për personat që kapen me armë apo sende të rrezikshme

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Mbi 27% pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 11:00

Mbi 27% pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 11:00

Qytetari tenton t’i ikë policisë në Gjakovë, përplaset me veturën zyrtare e shkakton aksident trafiku

Policia aksidentohet në Skenderaj gjatë ndjekjes së një veture

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën