TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dodik thotë se ka një plan nëse shkarkohet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska

nga tëvë1
12 Korrik, 2023
0
A A
Dodik: Kurti duhet të ndalojë së destabilizuari Kosovën

Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, tha se vendimet e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, nuk do të aplikohen në entitetin serb.

“Unë jam një plan nëse përfaqësuesi i lartë sjell diçka. Do të jetë shumë interesant, por plani nuk përfshin asnjë konflikt, por sfidë politike”, tha Dodik duke komentuar raportimet mediave për shkarkimin e tij.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, ka autoritetin që të shkarkojë çdo zyrtarë të emëruar apo të zgjedhur, nëse ai vlerëson se ata kërcënojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit apo sundimin e ligjit.

Gjatë një konference për media, Dodik tha se ai është zgjedhur në postin e presidentit të Republikës Sërpska nga qytetarët gjatë zgjedhjeve të mbajtura tetorin e vitit të kaluar.

“Lëreni të tentojë, ndoshta ai ka dëshirë që ajo të ndodhë në mënyrë që të shfaqet paaftësia e tij për të bërë diçka”, tha Dodik.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi anëtarët e Agjencisë për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) mblodhi dokumentacione në zyrat e Gazetës Zyrtare në Republikën Sërpska.

Ky institucion ka publikuar dekretin joligjor të Dodikut që thotë se vendimet e Zyrës së përfaqësuesit të lartë më nuk do të publikohen në Republikën Sërpska, sikurse edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës më nuk do të aplikohen në territorin e entitetit.

Dekreti i Dodikut është publikuar në Gazetën Zyrtare më 10 korrik. Propozuesit e këtij legjislacioni ishin Dodik, deputetët dhe Qeveria e Republikës Sërpska. Asambleja e këtij entiteti i miratoi këto ndryshime ligjore në fund të qershorit.

Schmidt me vendimet e tij të 1 korrikut ka pezulluar krejtësisht të gjithë procedurën ligjore. Përfaqësuesi i lartë po ashtu ka penalizuar mosrespektimin e vendimeve të tij dhe kushdo që e bën këtë shkelje mund të dënohet deri me pesë vjet burgim.

Konferenca për media e Dodikut u mbajt pas takimit të zyrtarëve të lartë të Bosnjës me kryetaren e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Johanna Sattler, dhe drejtoreshën për Evropë të Shërbimit për Punë të Jashtme të BE-së, Angelina Eichhorst.

Pas takimit të mbajtur në Sarajevë, Dodik tha se ai dëshiron që Bosnja të pranohet si anëtare e BE-së.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për krizën politike të shkaktuar nga aktivitetet anti-Dejton të Dodikut.

Dodik tha se u pajtua me BE-në që përfaqësuesit e autoriteteve duhet të paraqesin një propozim për shtensionim politik deri të hënën. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, arrestohet 25-vjeçari nga Kosova

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, arrestohet 25-vjeçari nga Kosova

Qendra të ndihmës apo kurthe? Forcat izraelite vrasin edhe 16 kërkues ndihmash në Gaza

Qendra të ndihmës apo kurthe? Forcat izraelite vrasin edhe 16 kërkues ndihmash në Gaza

Kongoja dhe Ruanda pajtohen për një marrëveshje paqeje

Kongoja dhe Ruanda pajtohen për një marrëveshje paqeje

Trumpi po shqyrton të sulmojë Iranin

Trumpi po shqyrton të sulmojë Iranin

Humbja ndaj Bayern, Asllani sheh pozitivisht

Fiorentina nuk heq dorë nga Kristjan Asllani

Bayern Munchen kundër Boca Juniors, një histori e një rivaliteti të vjetër

Bayern Munchen kundër Boca Juniors, një histori e një rivaliteti të vjetër

Në orën 16:00 fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

KQZ publikon raportet e audituara financiare të partive politike për vitin 2024

Gattuso sjell ndryshimin e parë te Italia pas epokës Spalletti

Gattuso sjell ndryshimin e parë te Italia pas epokës Spalletti

Hekuran Berisha konfirmon largimin nga Dukagjini, kalon te Dinamo City

Hekuran Berisha konfirmon largimin nga Dukagjini, kalon te Dinamo City

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

AUV u bën thirrje fermerëve për kujdes pas shpërthimit të sëmundjes së dhive në Shqipëri

AUV u bën thirrje fermerëve për kujdes pas shpërthimit të sëmundjes së dhive në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X