TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dodik: Asociacioni një ditë do të jetë Republika Srpska

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Udhëheqësi serb i Bosnjës thotë se plani i shkëputjes është shtyrë nga lufta në Ukrainë

Duke folur për Asociacionin ai ka thënë se një ditë ai do të jetë një Republika Srpska tjetër.

“Është shumë mirë që thonë kështu, një ditë do të jetë Republika Srpska. Dua të them që në thelb këtu do të quhet Bashkimi i Komunave Serbe, do të ketë funksione ekzekutive të qeverisë siç ka Srpska, marrëdhënie të veçanta me Serbinë siç ka Republika Srpska. Ky është problemi i tyre dhe kjo është e gjithë historia”, tha ai në një intervistë.

Duke folur për planin franko-gjerman, ai ka thënë se nëse duhet të pranohet duhet të pranohet nga të gjithë: politika e shoqëria dhe nëse duhet të refuzohet, po ashtu të ketë mendim të unifikuar për këtë çështje.

“Dhe kjo është e rëndësishme vetëm që Serbia dhe serbët të mos ndahen përsëri. Çfarëdo që duhet bërë, duhet ta bëjmë bashkë”, ka thënë ai për RTRS.

Duke folur për rolin e Gjermanisë në dialog, ai ka thënë se Gjermania ka qenë gjithmonë antiserbe.

“Gjermania është antiserbe në atë pjesë të Ballkanit. Ajo ishte gjithmonë antiserbe, nuk ishte racionale, realiste dhe gjithmonë ishte kundër serbëve. E njëjta gjë është edhe në këtë rast lidhur me Kosovën” theksoi Dodik.

Tutje ka shtuar se Serbia kurrë nuk duhet ta njoh Kosovën.

“Serbia kurrë nuk duhet ta njohë Kosovën dhe nuk duhet të heqë dorë nga asnjë përpjekje. Ndoshta Serbia do të duhet të humbasë në një moment historik, pasi në këtë moment e ka humbur dukshëm sovranitetin në këtë fushë, por vetë njohja është përfundimtare dhe nuk duhet të lihet mënjanë – tha Dodik”, ka thënë ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aleanca kalon rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Aleanca kalon rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

LDK përmbys rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

LDK përmbys rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Numërohen mbi 70 për qind, kjo është renditja e Aleancës

Numërohen mbi 70 për qind, kjo është renditja e Aleancës

Mbi 70% e votave të numëruara, LVV vazhdon të kryesojë

PDK me rezultat të lartë se në zgjedhjet e kaluara, këto janë rezultatet pas numërimit të 70% të votave

PDK me rezultat të lartë se në zgjedhjet e kaluara, këto janë rezultatet pas numërimit të 70% të votave

Prokuroria: Pesë persona të ndaluar për vepra penale kundër të drejtave të votimit

Prokuroria: Pesë persona të ndaluar për vepra penale kundër të drejtave të votimit

Numërohen mbi 90% të votave, këto janë rezultatet drejt fundit

Numërohen mbi 90% të votave, këto janë rezultatet drejt fundit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën