TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“Do të hyjmë me dhunë në zyrat e KEK-ut”, protestojnë banorët e Shipitullës për shpronësimet

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​“Do të hyjmë me dhunë në zyrat e KEK-ut”, protestojnë banorët e Shipitullës për shpronësimet

Dhjetëra banorë nga fshati Shipitullë të Obiliqit kanë protestuar sot para zyrës së Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë si dhe para objektit të qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që shpronësimet në këtë rrethinë të kthehen në pikën zero.

Tash e disa herë ata po shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me shpronësimet, për çka po kërkojnë që ato të bëhen nga fillimi.

Banori i fshatit Shipitullë, Musli Mjeku tha se kanë mbetur të bllokuar dhe se detyrohesh që të dalin me qira nëpër qytete të tjera, ngase sipas tij nuk kanë pasur zgjidhje tjetër.

Ai tha se kanë mbajtur takim me zyrtarë të KEK-ut dhe kryetarin e Obiliqit, porse ende nuk është ndërmarrë diçka lidhur me këtë situatë.

“Ne si fshat, si qytetarë të këtij fshati që jemi mbledhur, kemi mbetur të bllokuar, kërkojmë një zgjidhje. Ne kemi pasur takim, sot është i 27 më duket, me 24 maj kemi pasur edhe një takim, na kanë premtuar se do të na dhënë përgjigje këta të KEK-ut. Por, kurrfarë përgjigje më s’kemi marrë. Kemi pasur takim edhe në nivel të komunës”, tha Mjeku.

Ndërkaq, përfaqësuesi i banorëve të fshatit Shipitullë, Arsim Mjeku tha se nëse nuk marrin ndonjë përgjigje nga KEK-u, nga e hëna do të hyjnë në mënyrë të dhunshme brenda zyreve të KEK-ut.

“Sot kemi ardhur 50, të hënën do vijmë 150 me gra e me fëmijë me pleq e të gjithë. Më mirë është të rrinë banorët e fshatit Shipitullë këtu, sesa të rrinë në Shipitullë, pluhur, tym, bërllog, aromë, zhurmë. Zhurmat që bëhen në fshatin Shipitullë, vetëm NATO kur ka gjuajtur në 99-tën. Por, ka qenë mirë NATO-ja t’ua gjuajë tash këtyre t’i rehatojë dhe disa në qeveri”, u shpreh Mjeku për KP.

Pas protestës para zyreve të KEK-ut, banorët vazhduan deri para objektit të Qeverisë së Kosovës, e ç’ rast vendosën edhe një baner me mbishkrimin “Krejt dhe drejt nuk është kryeministër”.

Ata thanë se nuk do të shpërndahen dhe do të vazhdojnë me protesta nëse nuk marrin përgjigje rreth kërkesave të tyre.

Tags: KEKShpitullëshpronësime
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Bardiqi: Sistemi i sigurimeve shëndetësore pritet të funksionalizohet brenda vitit

​Bardiqi: Sistemi i sigurimeve shëndetësore pritet të funksionalizohet brenda vitit

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

​PZAP anulon vendimin e KQZ-së që lejonte mërgatën të votojë me dokumente të skaduara

Përurohet rruga Sofali–Kolovicë, Qeveria financoi 1.5 milion euro

Përurohet rruga Sofali–Kolovicë, Qeveria financoi 1.5 milion euro

RTK në krizë financiare, sindikatat paralajmërojnë protesta nga e marta

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia e Kosovës shton masat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 7 qershorit

Mbi gjysmë miliard euro tatime të mbledhura për vetëm 5 muaj

Mbi gjysmë miliard euro tatime të mbledhura për vetëm 5 muaj

Vendimtarë për qeveritë, të harruar pas fushatave: Si i shohin zgjedhjet minoritetet joserbe

Vendimtarë për qeveritë, të harruar pas fushatave: Si i shohin zgjedhjet minoritetet joserbe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën