TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Do ta finalizojmë dialogun strategjik” – Çfarë diskutoi zv.sekretari amerikan me Osmanin e Kurtin?

Zëvendës sekretari amerikan, Richard Verma ka takuar sot presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Pas takimit, Osmani tha se janë dakorduar që së shpejti të finalizojnë dialogun strategjik që thotë se do të përfshijë fusha të rëndësishme për qytetarët.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
2
A A
“Do ta finalizojmë dialogun strategjik” – Çfarë diskutoi zv.sekretari amerikan me Osmanin e Kurtin?

Pas Shqipërisë, zëvendëssekretari amerikan, Richard Verma zbarkoi në Kosovë.

Ai, ditën e nisi në Presidencë, ku takoi të parën e shtetit, Vjosa Osmani.

Zyrtari i lartë amerikan diskutoi me dyer të mbyllura me shefen e shtetit.

E pas takimit, presidentja Osmani u shpreh që mori konfirmim nga Verma se Kosova dhe SHBA-të do të finalizojnë së shpejti dialogun strategjik.

Ajo theksoi që  kjo do të përfshijë fusha shumë të rëndësishme në interes të qytetarëve të Kosovës.

“Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme që dëshmon se partneriteti i mirëfilltë, i bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta, gjithmonë sjell rezultate. Falënderoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë përkrahje ndaj popullit të Kosovës dhe mezi pres ta vazhdojmë bashkëpunimin intensiv në interes të Kosovës”

Ndërsa pas takimit, në presidencë, zëvëndësskeratari u nis në kryeministri.

Atje, takoi kreun e qeverisë, Albin Kurtin, i cili i shprehu mirënjohje Vermas për mbështetjen e ShBA-së ndaj Kosovës.

“Bashkë diskutuan edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, për mundësi të reja për avancimin dhe thellimin e tyre dhe për përfitimet nga Dialogu Strategjik. Kurti vuri theksin te shkeljet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Marrëveshjes Bazike, që vijnë si rezultat edhe i mosnënshkrimit të saj dhe aneksit të zbatimit, si dhe mosdorëzimin e kryeterroristit Millan Radoiçiq dhe grupit të tij përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku”, thuhet nga Kryeministria.

E roli i shtetit amerikan po shihet si mirëseardhur dhe i domosdoshëm në procesin e dialogut.

“Koordinimet janë të mirëseardhura më shumë për Kosovën sesa për dikënd tjetër. Natyrisht që përmes kësaj presidentja dëshiron ta tregojë edhe njëfarë afërsie të cilën ajo e ka me SHBA-të që është normale për shkak se duke pasur marrëdhëniet e ftohura me Qeverinë e Republikës së Kosovës, SHBA natyrisht që duhet ta kenë një person kontaktues”, tha ish-diplomati, Blerim Canaj.

Por ish-diplomati kërkon më shumë sqarime nga Presidentja rreth dialogut strategjik të prezantuar nga vetë ajo.

“Dhe çka dallon dialogu strategjik dhe dialogut të deritanishëm, dmth është paksa konfuze, do të ishte mirë të na e sqaronte se çka është menduar me dialogun strategjik dhe pastaj çfarë është biseduar për atë dialog dhe ku do të na çojë ai dialog strategjik”, tha ai,

Verma ka filluar vizitën në Ballkanin Perëndimor më 7 janar dhe do të vazhdojë deri më datën 11.

Zyrtari i lartë amerikan ishte i shoqëruar nga nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën