TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Djegia e hamulloreve, institucionet gati për verën – apel qytetarëve

Në sezonin e verës shtohet rreziku për zjarret e hapura. E për këtë institucionet në vend paralajmërojnë që janë gati që ky vit të kaloi më qetë. Ndërsa bëjnë thirrje për kujdes të shtuar.

by Adea Mustafaj
1 muaj ago
1 1
A A

193 është numri i Brigadës së Zjarrfikësve.

E në të gjatë vitit 2025, u telefonua plot 3 mijë e 20 herë.

Kjo shënoi një rekord të ri të intervenimeve nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë.

E nuk munguan as terrenet e shumta, kur zjarrfikësit u përballën me zjarre të mëdha pas djegieve të hamulloreve.

“Zjarre të hapura ka pas por kanë qenë nën atë nivelin, të menaxhueshme ose nën atë nivelin e normales. Unë veç po du ta ceki në vitin 2025 me këto zjarre jemi përball shumë është thy një rekord prej pas Luftës së Dytë Botërore diku brenda vitit kanë qenë 3020 intervenime që është dashtë të intervenoi Brigata Profesionale e Zjarrfikësve”, thotë Samed Shkodra – komandnat i zjarrfikësve në kryeqytet.

Për t’u përballur me zjarret fushore, këtë vit zjarrfikësve iu shtua edhe ky kamion.

“Marr parasysh se është paralajmëruar që edhe ky vit është vit i nxehtë dhe të kemi përgatitje përveç zjarreve fushor dhe malore që janë realitet i joni që për hir të së vërtetës këtë vit kemi pas një numër shumë më të vogël krahasuar me vitin e kaluar. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi si lloj probleme. Jemi të përgatitur, të gjitha masat janë ndërmarr. Për informatën e juaj dje veç se kemi një kamion të ri që është blerë nga drejtoria ime për Brigadën Profesionale. Një kamion sulmues”, thotë Lulzim Fushtica – drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave në Prishtinë.

E për t’i shmangur zjarret fushore e malore, planin operativ thotë se e ka gati edhe Policia e Kosovës.

“Në kuadër të kompetencave të saj Policia e Kosovës gjatë sezonës verore parasheh masa të shtuara në aspektin operativ, duke përfshirë shtimin e patrullimeve në zonat e ndjeshme (me rrezik), si dhe ndërvepron ngushtë me institucionet relevante përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave dhe mbrojtjen nga zjarret/zjarrëveniet ”, thuhet nga PK.
Por, shkaktar i zjarreve fushore e malore, po shihet edhe faktori njeri.

Andaj zjarrfikësit kanë një apel për qytetarët.

“Qytetarët të jenë të kujdesshëm, të jenë vigjilent dhe t’i marrin masat afër pronave të tyre. Ndoshta kishte qenë mirë të futet si fushë te çdo qytetar fusha e parandalimit ku duhet të pastrojnë para pronave të tyre, para shtëpive të tyre, siç është bari i thatë, t’i pastrojnë dhe mos rrezikojnë pronat e tyre”, thotë Shkodra.

Ndryshe, vitin e kaluar Kosova është përballur me numër të madh të zjarreve fushore-malore, ku zonat më të prekura ishin Prishtina, Mitrovica e Klina.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Abdixhiku do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të LDK-së

Abdixhiku do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të LDK-së

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza pa u çarmatosur Hamasi

Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza pa u çarmatosur Hamasi

Abdixhiku do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të LDK-së

Abdixhiku do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të LDK-së

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën