Një qytetar në Prizren ka raportuar se djali ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj tij, raporton teve1.info
Sipas raportit të Policisë, tek i dyshuari është gjetur edhe një sasi e substancave të dyshuar narkotike dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë ndaj tij. Gjatë kontrollit në trup të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar 0.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të Policisë.