TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ditët e fundit si kryetar, Izmir Zeqiri shprehet krenar me kontributin e tij

Izmir Zeqiri po i afrohet ditëve të fundit në detyrë si kryetar i komunës së Zubin Potokut. Ai mori postin në një periudhë të tensionuar, kur serbët protestonin kundër vendosjes së kryetarëve shqiptarë në komunat veriore. Me kalimin e kohës situata u qetësua dhe Zeqiri arriti të përfundojë mandatin e tij duke krijuar një bashkëpunim më të mirë mes komuniteteve shqiptare dhe serbe.

by Shpat Blakcori
5 muaj ago
0 0
A A

Po i afrohen ditët e fundit në detyrë.

Izmir Zeqiri, postin e kryetarit të Zubin Potokut e mori në një periudhë të tensionuar, kur serbët po protestonin kundër vendosjes së kryetarëve shqiptarë në komunat veriore.

Me kalimin e kohës situata u qetësua dhe Zeqiri me sukses po e përfundon mandatin e tij në krye të komunës.

Ai tregon se kjo periudhë nuk ka qenë fare e lehtë për të, megjithëse shprehet krenar për të arriturat.

“Ka qenë një fillim i vështirë dhe sfidues për punën time si kryetar. Serbët që banojnë në këto zona nuk e pranuan mirë lajmin për kryetarët shqiptar andaj edhe na kanë kundërshtuar ashpër por me kalimin e kohës situata u normalizua”, thotë Zeqiri për Tëvë1.
Zeqiri thotë se qytetarët serbë kanë qenë nën presion nga grupet kriminale, por pas shpartallimit të tyre, në komunë filloi një bashkëpunim i mirë mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Të them të drejtën qytetarët serbë ishin edhe nën presion nga disa grupe kriminale që më vonë u shpartalluan nga Policia e Kosovës. Pas largimit të tyre, filloi një bashkëpunim i mirë me qytetarët serbë për t’i vazhduar punët në komunë”, shprehet ai.

Tutje, Zeqiri thotë se kushdo që do ta udhëheq komunën pas tij, është i obliguar të respektojë ligjet e Republikës së Kosovës.

“Kryetari i ardhshëm e ka për obligim që të funksionojë në bazë të ligjeve të Kosovës ose ndryshe do të përballet me ligjin. Kjo vlen për të gjithë”, thotë Zeqiri.

Kryetarë të komunave veriore u zgjodhën kandidatët e partive shqiptare pasi ata nga partitë serbe bojkotuan zgjedhjet e 23 prillit të vitit 2023.

Ndërkaq kryetari i ardhshëm i komunës së Zubin Potokut do të jetë Milosh Pervoq nga Lista Serbe, i cili doli fitues në zgjedhjet lokale me 2.877 vota.

 

 

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​Arrestohet i dyshuarin për pastrim parash në vlerë mbi 2 milion euro

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident fatal në Skenderaj, humb jetën një këmbësor 74-vjeçar

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Info Nata”- 17.03.2026

“Info Nata”- 17.03.2026

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën