TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dita Ndërkombëtare e Joga-s, ja përfitimet fizike dhe mendore nga praktikimi i saj

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dita Ndërkombëtare e Joga-s, ja përfitimet fizike dhe mendore nga praktikimi i saj

Data 21 qershor është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Joga-s nga Kombet e Bashkuara, më 11 dhjetor 2014 me anë të Rezolutës 69/131, duke njohur vlerat e saj universale.

Data 21 qershor është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Joga-s nga Kombet e Bashkuara, më 11 dhjetor 2014 me anë të Rezolutës 69/131, duke njohur vlerat e saj universale.

Joga është një praktikë e lashtë fizike, mendore dhe shpirtërore që e ka origjinën nga India. Fjala “Joga” rrjedh nga një gjuhë e lashtë si sanskritja, dhe kuptimi i saj është të lidhësh/bashkosh, që simbolizon bashkimin e trupit dhe ndërgjegjes.

Sot kemi forma të ndryshme të praktikimit të Joga-s në gjithë botën, dhe popullariteti i kësaj praktike është në rritje.

Dita Ndërkombëtare e Joga-s ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e popullsisë së globit në lidhje me përfitimet e praktikimit të Joga-s.

Qëllimi i Joga-s është të krijojë forcë, vetëdije dhe harmoni, si në mendje ashtu dhe në trup. Ndërkohë që ka më shumë se 100 lloje ose “shkolla” të ndryshme të Joga-s, shumica e sesioneve tipike përfshijnë ushtrimet për frymëmarrjen, meditimin, ushtrime të caktuara fizike (pozicione të trupit që ndryshe quhen asana, në sanskrit) të cilat tërheqin dhe tkurrin grupe të caktuara të muskujve të trupit

Përfitimet fizike:

Teknikat e relaksimit, të cilat janë pjesë e praktikimit të Joga-s, mund të lehtësojnë dhimbjet kronike, si dhimbja e shpinës, artriti, dhimbjet e kokës, si dhe sindromën “Tuneli Carpal”. Gjithashtu, Joga mund të ulë presionin e lartë të gjakut dhe të përmirësojë problemet e gjumit.

Përfitimet e tjera fizike përfshijnë:

Elasticitet më të mirë

Tonifikim të muskujve dhe rritje të masës muskulore

Përmirësim të frymëmarrjes, energjive dhe vitalitetit

Ruajtje të balancës metabolike

Rënie në peshë

Përmirësim të qarkullimit të gjakut dhe shëndetit kardiovaskular

Përmirësim të performancës fizike/atletike

Mbrojtje nga dëmtimet fizike

Përfitimet mendore

Përveç përfitimeve fizike, një nga përfitimet më të mira të Joga-s është se ndihmon personin që të menaxhojë stresin, i cili ka pasoja të dëmshme për trupin dhe mendjen. Stresi mund të shfaqet në shumë mënyra, duke përfshirë dhimbje të shpinës ose të qafës, probleme të gjumit, dhimbje koke, abuzime me drogën dhe një paaftësi për t’u përqendruar. Joga mund të jetë shumë efektive në zhvillimin e aftësive përballuese dhe në arritjen e realizimit të një këndvështrimi më pozitiv të jetës.

Përfshirja në Joga e meditimit dhe ushtrimeve të frymëmarrjeve mund të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies mendore të individit. Praktikimi në mënyrë të rregullt i Joga-s krijon qartësi mendore dhe qetësi; rrit vetëdijen ndaj trupit; lehtëson dhimbjet kronike; qetëson mendjen; rrit përqendrimin; ndihmon në identifikimin e hershëm të problemeve fizike dhe mundëson parandalimin nëpërmjet veprimeve paraprake./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ja ushqimet që duhet të shmangni gjatë gripit

Ja ushqimet që duhet të shmangni gjatë gripit

Konsumoni fruta të thata për shëndet të mirë

Konsumoni fruta të thata për shëndet të mirë

Tetori Rozë: Një muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit

Tetori Rozë: Një muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit

4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin

4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin

Rekordi i zi i Berishës te Shqipëria

Rekordi i zi i Berishës te Shqipëria

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Haxhiu u bën thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë: As UÇK-në e as çlirimtarët nuk mund t’i mbrojmë me dhunë

Trepça e Bashkimi gati për garat e FIBA

Trepça e Bashkimi gati për garat e FIBA

Agim Ademi, mesazh emocionues pas fitores së “Dardanëve”: Fituam në fushë, unitet e dashuri për Kosovën

Dellova, Vojvoda e Krasniqi, të pazëvendësueshëm

Hamza: Ligji për Specialen dhe ai për presidentin janë çështje të ndara, mund të ketë takime për t’i diskutuar

Hamza: Ligji për Specialen dhe ai për presidentin janë çështje të ndara, mund të ketë takime për t’i diskutuar

Kurti uron Bedri Hamzën, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Kurti e Hamza pritet të takohen pas orës 12:00

Protestuesit deklarojnë se do të qëndrojnë para Kuvendit deri pas votimit të dytë të projektligjit

Protestuesit deklarojnë se do të qëndrojnë para Kuvendit deri pas votimit të dytë të projektligjit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën