Ka filluar protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës, duke theksuar se kërkesat për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale mbeten të papërmbushura.
E marta është dita e shtatë e protestës për Arlinda Zekajn e cila mbeti e vrarë nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës.
Protestuesit kërkojnë drejtësi për Arlindën dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna.
Po ashtu, protestuesit po kërkojnë që vrasja e grave të trajtohet si çështje urgjente kombëtare.
Ata kanë kërkuar ndjekje penale të prokurorëve e gjyqtarëve që janë marrë me rastin e saj. Kanë kërkuar edhe shkarkimin e ministrave të Drejtësisë, Donika Gërvalla, e atij të Brendshëm, Xhelal Sveçla, pasi refuzuan dorëheqjen. E dorëheqje i është kërkuar edhe kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri./teve1.info/








