TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dita e parë si presidente, Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, takohet edhe me Kurtin

E ditën e parë të punës, presidentja e re Shiroka Pula e nisi në Prekazin historik. Aty bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari”. Pas tyre, homazhe bëri edhe të varri i ish presidentit, Ibrahim Rugova dhe veprimtarit, Adem Demaci. Shefja e shtetit priti në takim edhe kryeministrin, Albin Kurit ku njoftuan stafi dhe premtuan bashkëpunim. Bashkëpunim e unitet kërkuan edhe partitë e tjera.

by Fetije Kamberi
4 javë ago
1 0
A A

Ditën e nisi në Prekaz.

Presidentja e re e Republikës, Justina Shiroka Pula, te enjten bëri homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Nga aty, ajo bëri homazhe edhe te varri i ish presidentit, Ibrahim Rugova dhe veprimtarit, Adem Demaci.

E me marrjen e detyrës, zhvilloi edhe takime.

Në takim të parë e priti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Nga zyra e Presidencës nuk dhanë shumë detaje rreth këtij takimi.

“Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të vendit”, thuhet nga Presidenca.

Çka diskutuan, para gazetarëve tregoi edhe kryeministri, Albin Kurti.

“Është një takim i parë me presidenten e re të Republikës, mikpritje e përzemërt dhe zotim i përbashkët për punë të mëdha të përditshme, për interesin shtetëror e publik, për të mirën e qytetarëve pa dallim. Unë e falënderova shumë presidenten, e cila na ka nderuar me pranimin e saj për kandidaturën të martën dhe tash na presin shumë punë dhe angazhime, të cilat natyrisht që me vullnet të mirë dhe me gjithë dijen e mundësinë që kemi do t’i shpijmë përpara sa më shpejt që mundemi”, u shpreh Kurti.

Por Kurti nuk tregoi nëse presidentja pati ndonjë kërkesë.

Bashkëpunim nga presidentja kanë kërkuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e Aleanca.

“Me këtë rast unë dëshiroj me përgëzu edhe me u uru Justina Shiroka Pulen. Zgjedhja e saj për presidente është shpresë. Përballim i një situate dhe krize politike për dy vjet gati që Kosovën e çojnë në vitet e humbura. Ajo tani bart këtë shpresë të pjesës dërmuese të Kosovës, që Kosova ka potencial, ka mundësi me përballuar proceset politike dhe që jo vetëm opozita, po edhe shoqëria civile edhe të tjerët e kanë një derë ku mund të komunikojnë dhe uroj të mos jetë një shpirt ku mund të vajtojnë”, tha Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-sw
Shpresë në Shiroka Pulën kanë edhe kryetarët e komunave.

Njëri nga ta edhe ai i kryeqytetit, Përparim Rama.

“Unë i kam uruar presidentes së re, i uroj të gjithëve, qeverisë, opozitës, që në fund kanë mundur me u marrë vesh për një person si Justina Shiroka-Pula, një mikeshë faktikisht, një person i mrekullueshëm, një person me një eksperiencë gjatë akademike, shkencore, politike, e që mendon faktikisht përtej partive politike. Pra është një person që gjithsesi besoj që bashkon komunitetin, bashkon shoqërinë tonë dhe i uroj çdo të mirë në këtë mision të madh faktikisht që tash e ka në dorë për me i shty përpara proceset e mëdha për vendin tonë”, u shpreh Rama.

Shiroka Pula u zgjodh presidente me 81 vota.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën