TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dita e Librit, 20% e shkollave pa biblioteka, në rënie numri i nxënësve që lexojnë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Dita e Librit, 20% e shkollave pa biblioteka, në rënie numri i nxënësve që lexojnë

Sipas disa raporteve hulumtuese del se 20% e shkollave në vend nuk kanë biblioteka fare, ndërsa 70% e bibliotekave ekzistuese nuk kanë tituj të përshtatshëm dhe atraktiv për fëmijët. Disa mini-biblioteka që u vendosen nëpër Prishtinë, u dëmtuan, shpesh dhe nga vet nxënësit. Raporti i nxënësve me librin nuk duket të jetë ai i dikurshmi.

Agon Ahmeti nga organizata “Etea” ka thënë që sipas hulumtimeve ka rezultuar se nxënësit në Kosovë nuk lexojnë shumë.

“‘Etea’ në vitin 2019/20 ka realizuar tri raporte hulumtuese mbi nivelin e lexueshmerisë, mosha e caktuar e këtij projekti kanë qenë nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta, dhe të mesme të larta. Raportet kanë dëshmuar pak a shume atë se çka perceptohet sot në publik lidhur me raportin e fëmijëve me librin i cili nuk është në nivel në kënaqshëm… Institucioni edukativo-arsimor, nuk ofron një mjedis të këndshëm për leximin. Rreth 20% e shkollave në Kosovë nuk kanë biblioteka fare, rreth 70% e shkollave që kanë biblioteka, nuk e kanë të pasur fondin me libra që janë të përshtatshëm dhe atraktiv për fëmijët”, theksoi Ahmeti.

Projekti i mini-bibliotekave që u ideua e u impelentua nga kjo organizatë mori më shumë vëmendje për shkak të dëmtimit të tyre. Mundësia që ofronin këto mini-biblitoeka në disa pika në kryeqytet, që të funksiononte sipas parimit “merr një libër dhe lë një tjetër” për të nxitur leximin nuk u mbështet shumë.

“Mini-biblotekat, një projekt shumë i famshëm, më shumë për dëmet që i kanë përjetuar sesa për sukseset që i ka pas. Lidhur me sukseset konsideroj që ka qenë një punë e mirë në fatkeqësi. Fakti është që është përmendur dhe është fol shumë për librin përmes lajmeve që u thyen, u dëmtuan, u rinovuan e kështu me radhë, ka qenë një vit me shumë lajme dedikuar librit. Bazuar në përvojat tona edhe si pjesë e kësaj shoqërie, mendoj që më shumë dëme ky projekt ka pësuar me faktin se si shoqëri ende nuk e kemi një kulturë ndaj të mirës së përgjithshme, ndaj pronës publike… Kemi pas mini-bibloteka që kanë qenë afër shkollave dhe sipas raporteve të policisë ato janë dëmtuar prej nxënësve, kjo mundet me qenë një revoltë e nxënësve ndaj sistemit arsimor sepse dihet që sot libri plasohet tek fëmija si diçka që është obligative”, tha ai.

Ndërkaq Ardit Mehmetaj, njohës i letërsisë, ka thënë që përveç që ka renë numri i lexuesve është ndryshuar edhe mënyra e leximit. Ndërsa ka thënë që problem është që disa tituj nuk ribotohen dhe gjetja e tyre është shumë e vështirë.

“Përveç që ka rënë numri (i lexuesve), është ndryshuar edhe mënyra e leximit pasi që sot lexohet shumë në mënyrë virtuale… (Problem) që po ndodh është se nuk po ribotohen librat e vjetër. Është një libër që e ka propozuar një profesor në letërsi, libër të cilin kam bërë 3 javë deri sa e kam gjetur, të një koleksionues i librave të Rilindjes… Nuk është vetëm gabim i shtëpive botuese por është gabim zinxhirë në një formë”, tha ai.

Megjtihatë, përfaqësuesja e librarisë “Dukagjini” në Prishtinë, Doruntuna Drenofci, ka thënë që numri i të rinjve që blejnë libra është në rritje. Ajo thotë se mosha që blejnë më shumë libra janë adoleshentet. Ajo ka shtuar që fëmijët po inspirohen edhe nga rrjetet sociale për të blerë libra.

“Fatmirësisht, sidomos viteve të fundit, mbas statistikave të cilat ne i kemi në baze të shitjeve, blerja e librave është në vazhdimësi vazhdon të shitet… Interesimi (për të blerë libra) është prej të gjitha moshave, por adoleshentet janë ata të cilët janë duke e frekuentuar librarinë… Adoleshentet edhe prej rrjetit social (Tik-Tok), ndoshta janë ndikuar. Fatmirësisht për të mirë kësaj here, sepse vinë me atë idenë se a e kemi atë libër, dhe kur e shohim është prej Tik-Tok-ut”, tha ajo.

Publicisti, Shaqir Foniqi, autor i disa librave, ka thënë për KosovaPress se Dita e Librit ka për qëllim që të nxisë sa më shumë popullin që të lexojnë.

Ndërsa ai ka pohuar faktin që me arritjen e teknologjisë ka rënë edhe lexueshmëria e librit, ndërsa shkrimtari ka dhënë edhe një mesazh për këtë ditë, duke kërkuar nga qytetarët që të lexojnë më shumë.

“Qëllimi i shënimit të kësaj dite është që të nxiten të rinjtë, përgjithësisht popullata qytetare që të lexojnë… Thellësia e dijës është vetëm në libër dhe assesi nëpër internet… Kurrë nuk ka pasur më shumë libra dhe kurrë nuk ka pasur më pak lexues… Natyrisht se ka rënë (lexueshmeria e librit)… vetëm gjërat e prekshme janë të pavdekshme. Libri lexohet vetëm duke i ndryshuar faqet… Lexoni gjithçka që ju bie në dorë, sepse edhe nga një faqe gazete të hedhur në rrugë do të gjeni diçka që ndoshta se keni ditur më parë”, theksoi Foniqi.

Kjo datë shënohet në botë me aktivitete të ndryshme që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim që të kontribuojë në mbarë botën për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana e Kosovës asgjëson mbi 300 pako shamponësh të falsifikuar të markës “HOBBY”

Dogana e Kosovës asgjëson mbi 300 pako shamponësh të falsifikuar të markës “HOBBY”

Turbullirat në kanalin Ibër-Lepenc lënë pa ujë disa zona të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit e Prishtinës

Turbullirat në kanalin Ibër-Lepenc lënë pa ujë disa zona të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit e Prishtinës

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Dosja e Prokurorisë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës: Buxheti i komunës u dëmtua afro 7 mijë euro

Policia në Tiranë publikon pamje nga arrestimi i dy kushërinjve, në veturë iu gjetën mbi 2 kg kokainë dhe një pistoletë lodër

​Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Apeli lë në burg Ilir Metën

Apeli lë në burg Ilir Metën

Policia në Tiranë publikon pamje nga arrestimi i dy kushërinjve, në veturë iu gjetën mbi 2 kg kokainë dhe një pistoletë lodër

Policia në Tiranë publikon pamje nga arrestimi i dy kushërinjve, në veturë iu gjetën mbi 2 kg kokainë dhe një pistoletë lodër

Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra

Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën