Xhudistja kosovare ka arritur ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në finale, ajo e mundi xhudisten hungareze Reka Pupp, duke e dominuar meçin nga fillimi deri në fund.
Distria Krasniqi ishte fantastike nga fillimi i garimit të saj.
Krasniqi e kaloi pa luftë raundin e parë kurse në të dytin e mundi spanjollen Marina Castello Diez.
Në çerekfinale kampionia olimpike mundi mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren
Në gjysmëfinale, Krasniqi ishte më e mirë se francezja Amandine Buchard.
Përveç, Distria Krasniqit, sot garuan edhe Flaka Loxha dhe Laura Fazliu, por që nuk shkuan më shumë se deri në raundin e tretë.
Nesër do të garojë edhe Loriana Kuka, që e mbyll garimin e ekipit kosovar në këtë Grand Slam.