TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Analistët thonë se ka shpërputhje mes fjalëve të presidentes Osmani dhe punës së saj

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Analistët thonë se ka shpërputhje mes fjalëve të presidentes Osmani dhe punës së saj

E analistët politikë, thonë se fjalët e Osmanit në Kuvend dhe punës së saj si presidente, nuk po përputhen, ndërsa kritikuan opozitën për bojkotin e vazhdueshëm ndaj fjalimit vjetor të së parës së shtetit. Ndërsa monitoruesit e Kuvendit të Kosovës thonë se presidentja trajtoi çështjet që lidhen me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e akteve ligjore në vend.

Me duartrokitje u prit në sallë.

Më pas, presidentja Vjosa Osmani, zuri vendin në ballë të deputetëve.

Pas pak minutave, e para e vendit iu drejtua edhe foltores së Kuvendit.

Në adresimin vjetor të shefes së shtetit, Osmani për rreth gjysmë ore foli për çështjet me të cilat po ballafaqohet vendi.

Por mes fjalëve të presidentes e punës së saj, analistët politikë thonë se ka shpërputhje.
“Praktika e angazhimit të saj ka qenë në s’përputhje me atë çfarë është deklaruar sot përmes fjalimit, që në një formë ose tjetër do duhej ta kishte peshën e vet të veçantë. Këtë po e them të mos tentimi i saj për të luajtur rolin siç duhet, pra të unitetit tek qytetarët para së gjithash. Mirëpo kjo ndoshta rrjedh nga fakti se ende po vazhdojmë ta kemi praktikën e zgjedhjes se presidentes me kusure politike”, ka thënë analisti politik, Albinot Maloku.

E Osmanin nuk e dëgjuan përsëri dy partitë opozitare, PDK e AAK.

Edhe këtë vit, opozitarët e bojkotuan seancën.

“Praktikat e mos respektimit të fjalimit të presidentes nga subjektet politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do duhej të ishin të patolerueshme tash e tutje, ose do duhej ta kishin një fund, sepse kjo tregon për mosrespekt ndaj institucionit të presidentit”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë monitoruesit e punës së Kuvendit, thonë se presidentja trajtoi çështjet që lidhen me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e akteve ligjore në vend.

“Presidentja gjithashtu si çështje më të drejtë e përmendi partneritetin e Republikës së Kosovës me aleatët ndërkombëtar, që janë SHBA dhe BE dhe vendet e tjera mike, të cilin partneritet e pa si një rrugë të duhur dhe të vetme për realizimin e interesave të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE  e gjithashtu në organizatat e tjera ndërkombëtare, fushë kjo në të cilën Qeveria e Kosovës ka pasur ngecje”,ka deklaruar hulumtuesi në IKD, Melos Gashi.

Ndryshe, ky ishte fjalimi i katërt vjetor i Osmanit si presidente në Kuvendin e Kosovës, post të cilin e mori në vitin prillin e vitit 2021.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

Kryerja e vrasjeve nga të rinjtë, faktorët psikologjik e social

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

Kryerja e vrasjeve nga të rinjtë, faktorët psikologjik e social

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

49-vjeçari humb jetën në vendin e punës, ndalohet një person

19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën