TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Diskualifikohet garuesi kosovar në Mal të Zi pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare

by tëvë1
5 muaj ago
6
A A
Diskualifikohet garuesi kosovar në Mal të Zi pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare

Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në ujë të mbajtur dje në “Urën e Vezirovit” në Podgoricë, pas gjestit simbolik të shqiponjës që është interpretuar si provokues nga organizatorët dhe një pjesë e publikut, transmeton Anadolu.

Goqi, i njohur në Kosovë për kërcimet nga lartësia dhe me origjinë nga Gjakova, kishte bërë simbolin e shqiponjës dykrenare para kërcimit të tij, një gjest i zakonshëm mes sportistëve shqiptarë për të shprehur identitetin kombëtar.

Sipas mediave malazeze, ky veprim u shoqërua me fishkëllima nga publiku, ndërsa më pas juria vendosi diskualifikimin e tij, pasi organizatorët e kanë konsideruar këtë gjest si “shkelje të rregullave të manifestimit”.

Edhe sekretari për sport i Podgoricës, Darko Nikçeviq, ka konfirmuar vendimin për diskualifikim, duke theksuar se “rregullat e manifestimit ndalojnë qartë shfaqjen e simboleve dhe porosive të papërshtatshme politike, kombëtare apo të natyrave të tjera”.

Mediat malazeze raportuan se Evald Krniq, fituesi i garës, ishte iniciator i diskualifikimit të Goqit.

“Menjëherë kam ndërhyrë te juria profesionale, e cila mori vendimin për përjashtimin e tij. Ai më pas mori edhe ndalesë për pjesëmarrje në gara të këtij lloji në Podgoricë”, ka thënë ai për mediat malazeze.

Diskualifikimi i Goqit ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar veprimin e tij si shprehje identitare, ndërsa ndëshkimin si disproporcional dhe politik.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

KB Trepça synon debutim pozitiv në Ligën e Kampionëve

Trepça mposht Pejën

Foda optimist para dueleve me Zvicrën e Suedinë

Foda i bindur se Kosova mund të kualifikohet në Botëror

Vëllaznimi mposht edhe Pejën

Vëllaznimi ia shkakton humbjen e parë Bashkimit

Foda rrit intensitetin e punës, shtohet optimizmi te Kosova

Foda optimist se Kosova do të jetë në Botëror

A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep versionin e tij

A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep versionin e tij

Vdiq 15 – vjeçari që u godit me thikë ditë më parë në Durrës

Vdiq 15 – vjeçari që u godit me thikë ditë më parë në Durrës

Çka po premtohet e çfarë po kërkojnë shoqatat e dala nga lufta?

Serbia arreston në Merdar shtetasin shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin e UÇK-së

Shkodra për aderimet e partive: Riciklime,brenda një elektorati të caktuar

Shkodra për aderimet e partive: Riciklime,brenda një elektorati të caktuar

Maloku thotë se është e palogjikshme që LDK nuk i jep mundësinë Agim Veliut

Maloku thotë se është e palogjikshme që LDK nuk i jep mundësinë Agim Veliut

KB Trepça synon debutim pozitiv në Ligën e Kampionëve

Trepça mposht Pejën

Krasniqi: Tre milionë euro për ndërtimin e shtëpive për qytetarët nga komunitetet në vitin 2023

Krasniqi: Inaugurimet në komunat në veri do të zhvillohen sipas Kushtetutës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën