TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Disa fëmijë në mesin e shtatë të plagosurve nga sulmet ruse në Odesa

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Disa fëmijë në mesin e shtatë të plagosurve nga sulmet ruse në Odesa

Së paku shtatë njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse me dronë në qytetin ukrainas të portit në Detin e Zi, Odesa, mëngjesin e së martës, njoftuan zyrtarët.

Zjarri i përfshiu disa ndërtesa gjatë sulmeve, sipas shefit të administratës rajonale, Oleh Kiper.

Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan 15 nga 16 dronët me të cilët Rusia i sulmoi rajonet Odesa, Kiev, Mikolaiv dhe Çerkasi, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës në Telegram.

Të gjithë dronët që e kishin shënjestër Kievin u shkatërruan, tha Serhiy Popko, kryetar i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, duke shtuar se nuk ka viktima apo dëme në qytet.

Në javët e fundit, Rusia ka rritur në mënyrë dukshëm sulmet me dronë dhe raketa kundër infrastrukturës civile dhe posaçërisht asaj energjetike, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe numër të madh të viktimave civile, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë të municioneve dhe të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Duket se vendet evropiane, të cilat zotërojnë kundërajrorë Patriotë, po ngurrojnë t’ia japin Ukrainës ndonjë prej tyre.

Ukraina ka shumë nevojë për së paku shtatë Patriotë për t’i frenuar sulme ajrore ruse.

Të shtunën, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara e miratoi paketën e ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 61 miliardë dollarësh.

Kritikët thanë se vonesat në miratimin e kësaj ndihme, lejuan Rusinë që të marrë momentumin në luftime./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

Aksident i rëndë në Durrës, 24-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal

Aksident i rëndë në Durrës, 24-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal

Macron kritikon Trumpin, thotë se është “jorealiste” të rihapet ngushtica e Hormuzit me forcë

Macron kritikon Trumpin, thotë se është “jorealiste” të rihapet ngushtica e Hormuzit me forcë

Austria mbyll hapësirën e saj ajrore për avionët ushtarakë amerikanë

Austria mbyll hapësirën e saj ajrore për avionët ushtarakë amerikanë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e tjetërsimit të një prone në vlerë 3 milionë euro

Kraki: Gjatë javës së ardhshme mund të ketë takime për presidentin

Kraki: Gjatë javës së ardhshme mund të ketë takime për presidentin

“Këndi i Debatit” 02.04.2026

“Këndi i Debatit” 02.04.2026

Mungesa e drejtësisë për Kralanin, Dragan Zhivanoviq s’u gjykua asnjëherë

Mungesa e drejtësisë për Kralanin, Dragan Zhivanoviq s’u gjykua asnjëherë

“Prisnim me na shkel me tanke”- i mbijetuari rrëfen tmerrin e masakrës së Kralanit

“Prisnim me na shkel me tanke”- i mbijetuari rrëfen tmerrin e masakrës së Kralanit

FMN parashikon rritje ekonomike në Kosovë, njohësit vlerësojnë se jeta do të shtrenjtohet

FMN parashikon rritje ekonomike në Kosovë, njohësit vlerësojnë se jeta do të shtrenjtohet

Vdes Don Kelmend Spaqi – prifti i cili e lajmëronte iftarin gjatë kohës së luftës

Vdes Don Kelmend Spaqi – prifti i cili e lajmëronte iftarin gjatë kohës së luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën