TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Disa elemente të shtetit serb që duhet të kuptohen në mënyrë që të luftohen

Shkruan: Milazim Krasniqi

nga tëvë1
29 Janar, 2023
0
A A
Disa elemente të shtetit serb që duhet të kuptohen në mënyrë që të luftohen

1. Serbia që nga krijimi i saj e deri sot, gjithmonë është karakterizuar si „shtet i papërfunduar“. Kjo do të thotë se kufijtë që ka pasur e edhe ata që i ka sot, nga serbët konsiderohen si të përkohshëm, që vetëm pritet një moment i përshtatshëm që ata të ndryshojnë, duke krijuar ndonjë strukturë më të madhe shtetërore, ndonjë bashkim sipas sloganit „Të gjithë serbët në një shtet“. Me këtë koncept politik, Serbia ka provokuar edhe Luftën e Parë Botërore, pas vrasjes së dukës Ferdinand në Sarajevë në vitin 1914. Me këtë koncept edhe Millosheviçi e filloi agresionin e Serbisë ndaj Kroacisë, duke piketuar kufirin e ri në linjën Karllovac-Virovitica-Karllobag. Ndërsa, në Bosnjë e Hercegovinë Serbia synoi të merrte sa më shumë territore, gjë që edhe rezultoi me një akord morbid ndërmjet Millosheviçit e Tuxhmanit, me ç’rast gjatë një darke ata e ndanë shtetin boshnjak duke e vizatuar ndarjen në një sallvetë!

Sa i përket Kosovës, ajo konsiderohej brenda kufijve të shtetit serb, por me një ndryshim demografik: që territori të zbrazej tërësisht nga shqiptarët! Edhe pas dështimit të turpshëm të këtij projekti të krijimit të një shteti “të përfunduar”, gjë që u sanksionua edhe me dënimin e drejtuesve të shteti serb nga Tribunali i Hagës, Serbia ende punon që Kosova dhe BeH të bëhen shtete të dështuara në mënyrë që të mundësohet një “anshlus” eventual i Republika Sërpskas dhe i Kosovës. Pra, dështimi llogaritet si shans për ta përfunduar shtetin e Serbisë, sipas konceptit nacionalist “Të gjithë serbët në një shtet”.

2. Koncepti për shtetin partiak është koncept tipik i praktikave politikave serbe. Partia/partitë që e marrin pushtetin në Serbi, nuk kanë më kufizime në politikat qeverisëse, po bëjnë çfarë të duan dhe si të duan. Edhe pushteti gjyqësor mbetet i varur dhe nën presionin e pushtetit politik, ashtu që askush nuk përgjigjet as për abuzime dhe krime të rënda.

Po të shohësh në Serbi, praktikisht asnjë nga vrasjet e gazetarëve dhe politikanëve opozitarë nuk është ndriçuar plotësisht dhe shumë nga fajtorët janë të lirë. Trajtimi i kundërshtarëve politikë si armiq, është praktikë tradicionale e politikës serbe. Po të shikohet historia e luftës politike në skenën e Serbisë, ajo është monstruoze, me vrasje mbretërish, kryetarësh e hierarkësh të lartë të shtetit e të partive politike. Kjo praktikë e shëmtuar e ka bërë Serbinë gjatë këtyre njëqind e njëzet e pesë vjetëve, një shtet të frikshëm, ku goja mund t’u mbyllet kundërshtarëve edhe me thika e me plumba.

3. Folklorizmi dhe populizmi janë elementë dominues të ligjërimit politik serb. Dëgjojini fjalimet e Nikoliqit, Daçiqit e Vuqiqit dhe lehtë do të zbuloni se sa elementë folklorizmi dhe populizmi ka në fjalimet e tyre, duke e maskuar të vërtetën. Thënia e famshme e Petar Petroviq Njegoshit, “Le të bëhet ajo që nuk mund të bëhet” është filozofia kryesore e folklorizmit dhe populizmit serb, i cili përpiqet t’i paraqesë si të mundshme gjërat që nuk janë të mundshme.

4. Praktika e vjedhjes së votave është traditë e politikës serbe, ndonëse në vitet e fundit atje kjo dukuri është eliminuar. Mbaj mend rrëfimin e një farëshitësi goran, i cili në vitet para Luftës së Dytë Botërore ka shitur fara nëpër restorantet e Beogradit. Ai më pati treguar se në ato vite demokratët e radikalët rriheshin jo vetëm në vendvotime po edhe nëpër restorante, ku dilnin për të pirë. Nga rrëfimet e tij që i kam dëgjuar në vitet shtatëdhjetë mbaj mend edhe një varg me të cilin ata e nisnin qërimin fizik të hesapeve: “Unë jam demokrat i vjetër/ Heqi sheshirin dhe vallëzoj“ dhe “Unë jam radikal i vjetër/ i heq brekët dhe vallëzoj”. Sipas rrëfimit të atij plaku, menjëherë fillonte rrahja dhe atij i duhej të fshihej në ndonjë kënd, që të mos ia derdhnin farat, ata që përfshiheshin në rrahje masive.

5. Një tjetër trashëgimi negative e politikës serbe është edhe ndikimi i shërbimeve sekrete në politikë dhe në jetën e vendit. Ndërhyrja e shërbimeve sekrete në Serbi ka qenë e tillë që ka prodhuar vrasjen e mbretit Aleksandër Obrenoviqit, të ish presidentit Ivan Stamboliqit, të kryeministrit, Zoran Gjingjiqit, po të përmenden vetëm disa nga titullarët më të lartë të pushtetit në Serbi. Gjatë sundimit komunist serbo-jugosllav, shërbime sekrete UDB dhe shërbimi sekret i ushtrisë, KOS, kanë bërë shumë krime të shumta kundër kundërshtarëve ideologjikë, si brenda ish Jugosllavisë, ashtu edhe jashtë saj. Edhe disa nga atentatet ndaj shqiptarëve janë vepra të këtyre shërbimeve famëkëqija. Serbia e ka krijuar atë traditë të keqe që shërbimet sekrete të kenë primatin e pararojës politike dhe kombëtare. E frikshme për çdo shtet, sepse ky model e ngulfat demokracinë dhe e mban popullin në frikë. E lidhur me këtë praktikë të ndërhyrjes së shërbimeve sekrete është edhe thashethemnaja kundër kundërshtarëve politikë e njerëzve më përgjithësi, e cila i helmon marrëdhëniet midis njerëzve.

Kush i ka lexuar qoftë dhe vetëm tregimet dhe dramat e shkrimtarit serb, Stevan Sremacit, e di që intrigat dhe thashethemet janë pjesë e përditshmërisë së jetës së serbëve dhe prej andej ajo është bërë ndikuese edhe në politikë. Smira e famshme që thotë: “da komsiji crke krava” (Që komshiut t’i ngordhë lopa), e sublimon tërë atë keqdashje, tërë atë inat, që është i akumuluar në një mendësi provinciale dhe primitive, për të cilën Radomir Konstantinoviqi ka shkruar traktatin e famshëm, “Filozofia e pallankës”. Thashethemet dhe shpifjet gëlojnë edhe sot në politikën dhe në jetën shoqërore serbe. Mjafton të lexohen tablloidet dhe gazetat ditore në gjuhën serbe dhe të shihet se lufta politike edhe sot bëhet me thashetheme dhe me shpifje më shumë se me gjithçka tjetër. Kjo trashëgimi negative, e cila është mjaft prezente në komunikimin politik ndër ne, do të duhej të çrrënjosej plotësisht, duke shkuar drejt evropianizimit të komunikimit, ku ballafaqimi i argumenteve dhe gjykimi kritik e logjik është parimi kryesor i çdo komunikimi.

6. Pasurimi enorm dhe joligjor i politikanëve dhe qeveritarëve është një traditë e famshme e Serbisë. Ajo edhe motivon shumë konflikte dhe qërime hesapesh me metoda të dhunshme të pasanikëve, që kanë fituar duke i shërbyer pushtetit.

Mesazh: Të gjitha këto janë elemente të politikave të dhunshme, prodhojnë paligjshmëri dhe e jostabilitet. Si të tilla këto mendësi, këto struktura dhe praktika, duhet të kuptohen prej nesh. Dhe të shmangen nga projekti ynë i ndërtimit të shtetit, sepse jo rastësisht Serbia është shteti me disponimin më të fuqishëm antievropian e antiperëndimor. Nëse ne nuk shkëputemi tërësisht nga ato mendësi e struktura që këtu janë si mbeturina tinëzare nga koha e sundi mit serb, ne mund të shndërrohemi në një shtet me tendenca antieuropiane dhe antidemokratike. Thënë thjesht, meqë jemi çliruar fizikisht prej prangave të Serbisë, duhet të çlirohemi përfundimisht edhe nga pasojat, që në formë virusi ajo ka lënë ndër ne, si trashëgimi tinëzare të saj.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kriza në Kuvend: Pse niveli i përgjegjësisë nuk është i njëjtë?

Kriza në Kuvend: Pse niveli i përgjegjësisë nuk është i njëjtë?

Tallja me popullin

Tallja me popullin

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

Bajraktari thotë se u morën parasysh rrethanat lehtësues për dënimin ndaj Miletiq

Rrëzimi i tërësishëm i aktakuzës në këtë fazë të procesit, epilog real i procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së

Osmani: Kosova me mbështetjen e SHBA-së po krijon një rajon më të sigurt

Osmani: Kosova me mbështetjen e SHBA-së po krijon një rajon më të sigurt

Legjendat e Lirisë e nderojnë tifozin legjendë

Legjendat e Lirisë e nderojnë tifozin legjendë

Liverpool feston titullin e 20-të në Angli

Liverpool feston titullin e 20-të në Angli

Auto Draft

Në tenda e në të ftohtë – Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën edhe të dielën

Live – Nis seanca e Kuvendit

Akuzat e ish-opozitës:“Peshkim” i deputetëve të LDK-së e ndihma nga VLEN-i

Policia demanton propagandën e Serbisë për rastin në veri

Policia demanton propagandën e Serbisë për rastin në veri

Auto Draft

Ngërçi në Kuvend, Rashiq: Disa kolegë nga komunitetet janë të ndikuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X