TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Diplomuan 100 zyrtarë të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Diplomuan 100 zyrtarë të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt sot ceremonia solemne e diplomimit të Gjeneratës së 46-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ku diplomuan 100 oficerë të rinj korrektues.

Ceremonia shënoi përfundimin e trajnimit profesional 23-javor të kadetëve, të cilët tashmë i bashkohen Shërbimit Korrektues të Kosovës, me përgjegjësinë për të kontribuar në sigurinë, rendin dhe zbatimin e standardeve profesionale në institucionet korrektuese.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, në fjalën hyrëse i ka uruar kadetët për përfundimin e trajnimit dhe ka theksuar përgjegjësinë që mbart profesioni i oficerit korrektues.

“Ligji është udhërrëfyesi juaj. Profesionalizmi është forca juaj. Integriteti është mburoja juaj. Dhe respekti për njeriun duhet të jetë gjithmonë pjesë e mënyrës se si e ushtroni autoritetin tuaj”,  ka thënë Dibrani.

Ai ka nënvizuar se misioni i zyrtarëve korrektues nuk kufizohet vetëm në garantimin e sigurisë dhe disiplinës, por përfshin edhe krijimin e mundësive për rehabilitim dhe riintegrim të personave të privuar nga liria.

Në ceremoni ka folur edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka vlerësuar përfundimin e trajnimit të 100 kadetëve dhe ka theksuar rëndësinë e forcimit të kapaciteteve njerëzore të Shërbimit Korrektues.

“Sot 100 të rinj e të reja po përmbyllin me sukses përgatitjen e tyre profesionale dhe po ecin me detyrën e re në shërbim të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Të jesh zyrtar korrektues është përgjegjësi e madhe, e cila kërkon disiplinë, integritet dhe përkushtim për sigurinë, rendin dhe dinjitetin e personave të privuar nga liria”,  ka deklaruar Kurti.

Sipas Kurtit, gjatë tri viteve të fundit janë rekrutuar rreth 400 zyrtarë korrektues, duke e cilësuar këtë proces si investim në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore dhe ndërtimin e një shërbimi korrektues modern e profesional.

Në fjalën e saj, ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka vlerësuar përgatitjen profesionale të kadetëve dhe ka nënvizuar përgjegjësinë e veçantë të shtetit në institucionet ku personave u kufizohet liria.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës është pjesë thelbësore e sistemit të drejtësisë, sepse drejtësia nuk përfundon me shqiptimin e një vendimi gjyqësor, ajo dëshmohet edhe në mënyrën se si zbatohet ai vendim”, është shprehur Gërvalla.

Ajo ka thënë se detyra e zyrtarit korrektues kërkon disiplinë, vendosmëri, maturi dhe gjykim të drejtë, veçanërisht në situata ku vendimet duhet të merren nën presion dhe autoriteti duhet të ushtrohet me profesionalizëm.

Gjatë ceremonisë u vlerësua puna dhe angazhimi i kadetëve gjatë procesit të trajnimit, me theks të veçantë te profesionalizmi, integriteti, disiplina dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

“Diplomimi i 100 oficerëve të rinj përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe njerëzore të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në ngritjen e mëtejshme të standardeve të sigurisë dhe menaxhimit në sistemin korrektues. Me përfundimin e trajnimit, Gjenerata e 46-të nis detyrën e re profesionale me misionin për të shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi ndaj institucionit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet ne njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Si 13 vjeç qëndrova i shtrirë mes viktimave, tri ditë e tri netë gjatë masakrës së Vërbocit” – Rrëfimi emocional i Elbasan Bunjakut

“Si 13 vjeç qëndrova i shtrirë mes viktimave, tri ditë e tri netë gjatë masakrës së Vërbocit” – Rrëfimi emocional i Elbasan Bunjakut

Aksion para Kuvendit – “Jo në emrin tim”, kërkojnë të votohet ligji për UÇK-në

Aksion para Kuvendit – “Jo në emrin tim”, kërkojnë të votohet ligji për UÇK-në

Mitrovica nderon Adem Beqirin, familjarë e qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit

Mitrovica nderon Adem Beqirin, familjarë e qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit

Dy kompani amerikane dorëzojnë ofertat për ndërtimin e baterive 340Mëh, çka përfiton Kosova?

Osmani në përvjetorin e Kongresit Panevropian: Nuk duhet të lejojmë që historia të rishkruhet

Osmani në përvjetorin e Kongresit Panevropian: Nuk duhet të lejojmë që historia të rishkruhet

Përfundon protesta para Kuvendit, kërkohet votimi i ligjit për Specialen pa vonesë

Përfundon protesta para Kuvendit, kërkohet votimi i ligjit për Specialen pa vonesë

Hamza pas takimit me Kurtin: Kërkesa e PDK-së është aprovimi i ligjit të Speciales në dy lexime, pastaj diskutojmë për presidentin

Hamza pas takimit me Kurtin: Kërkesa e PDK-së është aprovimi i ligjit të Speciales në dy lexime, pastaj diskutojmë për presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën