Diplomati më i lartë i Pakistanit ka thënë se bisedimet indirekte midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë ende duke vazhduar, edhe pse Uashingtoni dhe Teherani ofrojnë propozime të kundërta.
Komenti i Ishaq Dar shënon herën e parë që Islamabadi ka pranuar publikisht se është kanali me anë të të cilit të dy vendet po negociojnë, raporton AP.
“Bisedimet indirekte SHBA-Iran po zhvillohen nëpërmjet mesazheve që transmetohen nga Pakistani”, shkroi Dar në X.
Ai tha se Egjipti dhe Turqia, si dhe vende të tjera, po punojnë për të mbështetur bisedimet.










