TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Diplomati holandez kritikon diplomacinë agresive të Serbisë kundër Kosovës

Diplomati holandez, Pieter Feith, e vlerëson si shumë rëndësishme mundësinë që iu është krijuar Kosovës të bëhet anëtare në Këshillin e Evropës. Ai ka sugjeruar Qeverinë e Kosovës që të ta dërgoj draft-statutin për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese para mbledhjes së ministrave të jashtëm në Këshillin e Evropës.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Diplomati holandez kritikon diplomacinë agresive të Serbisë kundër Kosovës

Gati një muaj më parë, Asambleja Parlamentare votoi në favor të raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Tani shteti më i ri në Evropë po kërkon mbështetjen ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Por për ta arritur qëllimin final, Kosovës po i kërkohet që të bëjë hapa konkret drejt formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Andaj, ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës ta dërgojë draft-statutin për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.

“Ende nuk është zgjidhur problemi me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Aplikacioni i Kosovës tash do të kalojë te Këshilli i Ministrave dhe duhet të ketë shumicë të mirë edhe në Këshillin e Evropës, që të votojnë në favor të aplikimit të Kosovës. Do të ishte e rëndësishme nëse Qeveria dërgon draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, sepse të gjithë pajtohemi që Asociacioni i Komunave Serbe duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Pra, i mbetet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vendos për këtë. Mendoj që Perëndimi po kërkon një zgjidhje tani”, thotë ai për Tëvë 1.

Diplomati holandez ka kritikuar qasjen e Serbisë në raport me Kosovën. Sipas tij, Beogradi nuk po shfaq shenja të gatishmërisë që Kosova të jetë pjesë e anëtare e organizatave ndërkombëtare.

“Është fatkeqësi së Serbia nuk shfaq shenja të gatishmërisë që Kosova të jetë pjesë e anëtare e organizatave ndërkombëtare. Akoma shfaqin vendosmërinë e tyre për të bllokuar aplikimet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kjo është shumë e padrejtë, dhe nuk ndihmon fare në krijimin e një atmosfere politike drejt pajtimit dhe lëvizjes para drejt normalizimit”, ka thwnw ai.
Në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka folur edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.

Me gjuhë viktimizuese Lavrov gjatë së hënës deklaroi se ministrat do të marrin vendim pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Për disa ditë, javë, edhe Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të vendosë për këtë çështje dhe nuk ka dyshim se do të marrin të njëjtin vendim. Aktivitetet e tyre në lidhje me Kosovën dhe Këshillin e Evropës tashmë po e arsyetojnë me faktin se në Kosovë ka progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit, në krijimin e një sistemi gjyqësor efikas. Por të gjithë e dinë se Kosova është një territor i paligjësisë”, tha ministri i jashtëm rus.

Serbia në vazhdimësi ka kërkuar që Kosovës t’i vihet kusht formimi i Asociacionit para anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Tags: KosovaPeter FeithSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdojnë temperaturat e larta, bëhet thirrje për kujdes

Mot me temperatura të larta gjatë javës, IHMK del me disa këshilla

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Tre persona të lënduar në një aksident në Komunën e Deçanit

Policia në Shtime i dënon dy shoferë me 200 dhe 400 euro, tejkaluan në vijë të plotë

Policia në Shtime i dënon dy shoferë me 200 dhe 400 euro, tejkaluan në vijë të plotë

3 deri në 5 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Vazhdojnë temperaturat e larta, bëhet thirrje për kujdes

Mot me temperatura të larta gjatë javës, IHMK del me disa këshilla

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Tre persona të lënduar në një aksident në Komunën e Deçanit

Policia në Shtime i dënon dy shoferë me 200 dhe 400 euro, tejkaluan në vijë të plotë

Policia në Shtime i dënon dy shoferë me 200 dhe 400 euro, tejkaluan në vijë të plotë

3 deri në 5 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Vuçiq me ide të çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, kemi angazhuar edhe ekspertë të fushës

Vuçiq me ide të çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, kemi angazhuar edhe ekspertë të fushës

Motoçiklisti goditet për vdekje nga kamioni në Istog

Lëndohet një këmbësor si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën