TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dimal Basha: Opozita po bllokon procesin, ka humbur betejën politike dhe juridike

by Tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Dimal Basha: Opozita po bllokon procesin, ka humbur betejën politike dhe juridike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në një lidhje direkte në emisionin “Mesditë” në Tëvë1 menjëherë pas dështimit të sencës së fundit ka komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës pas dështimit të 45-të për votimin e komisioneve parlamentare dhe zgjidhjen e ngërçit institucional.

Ai tha se qytetarët janë lodhur nga kjo situatë e pakëndshme dhe se opozita po vazhdon të shkelë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, i cili lejon votimin e hapur apo të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Është seanca e 37-të që nuk votohet komisioni. Kishim marrëveshje me opozitën për mënyrën e votimit, por ata e refuzuan dhe e dërguan çështjen në Kushtetuese. Gjykata ua dha përgjigjen – votimi mund të jetë i hapur apo i fshehtë. Tani janë në shkelje të Kushtetutës”, tha Basha.

Sipas tij, nuk është Albulena Haxhiu problemi, por vetë procesi. Ai përmendi se Haxhiu është e gatshme të tërhiqet nëse nuk merr votat e nevojshme.

“Albulena Haxhiu ka deklaruar qartë: nëse nuk i merr 61 vota me votim të fshehtë, tërhiqet. Më pas, kryeministri sjell kandidat tjetër. Por opozita po e zvarrit dhe po e pengon procesin.”

Basha po ashtu akuzoi opozitën për standarde të dyfishta, duke përmendur rastet kur kanë votuar për Gjykatën Speciale, marrëveshjen për Asociacionin dhe amnistinë për kriminelë në Serbi.

“E kanë pasur më të lehtë të votojnë për Gjykatën Speciale, për Zajednicën dhe për amnistinë e kriminelëve, sesa për Albulena Haxhiun. Është e pakuptueshme. Kanë humbur betejën politike dhe juridike”, shtoi ai.

Në fund, Basha tha se ky ngërç po dëmton imazhin e Kosovës dhe se opozita po e shfrytëzon situatën për përfitime politike në dëm të institucioneve të vendit

Tags: "Mesditë"deputti i vv-seDimal BashaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Arrestohet në vendngjarje i dyshuari për vrasjen e vëllaut në Klinë

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

Vritet një person në Klinë

Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

Erblin Osmani debuton te Bayerni

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën