Një burrë ka njoftuar policinë se persona të panjohur ia kanë djegur veturën në oborrin e shtëpisë së tij në Skenderaj.
Sipas raportit të policisë, vetura dyshohet se është djegur me lëndë djegëse- benzinë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime nga njësitë relevante.
“Skenderaj / 26.11.2024-03:07. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur, në oborrin e shtëpisë së tij i kanë djegur veturën e tij –dyshohet me lëndë djegëse –benzinë. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raport./teve1.info/