Një burrë ka njoftuar policinë se i është djegur një fidanishte në Vushtrri.
Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i zjarrfikësve që e kanë lokalizuar zjarrin.
Policia ka bërë të ditur se rasti është inicuar në konsultim me prokurorin dhe mbetet në hetime.
“Vushtrri 20.08.2024 – 14:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se i është djegur një fidanishte. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i zjarrfikësve që e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti është inicuar në konsultim me prokurorin dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport./teve1.info/