TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Diaspora s’e ndryshon rezultatin e balotazhit – Detaje se kush dhe sa vota i fitoi

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Fushë Kosovë ka përfunduar numërimi i votave të diasporës, si dhe atyre me kusht. Në bazë të rezultateve, vërehet se nuk ka ndryshime të theksuara.

by TËVË 1
5 muaj ago
2 0
A A

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të shtunën ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta.

Në bazë të rezultateve për balotazhin e zgjedhjeve lokale, nuk ka ndryshime të theksuara.

Në Prishtinë, Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje mori 82 vota me kusht, ndërsa Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës pati 54.

Në votat me nevoja të veçanta, Rama pati 108 vota, ndërsa Çeku 68. Nga diaspora, kandidati i LVV-së mori 395 vota, kurse kryetari aktual i kryeqytetit 168.

Në total, Rama është i pari me rreth tre mijë vota.

E ndryshime nuk pati as në Mitrovicë të Jugut. Në votat me kusht, prin Faton Peci i LVV-së me 70 vota, teksa Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës mori 39.

Nga diaspora, Peci ka 298 vota, ndërsa Tahiri 126.

Kështu në bazë të rezultateve, Peci do ta udhëheqë këtë komunë për katër vjet.

Kurse në Gjilan, kryetari Alban Hyseni, ka thelluar fitoren edhe me votat e diasporës.

535 mërgimtarë votuan për Hysenin, derisa 208 prej tyre, sipas rezultateve të KQZ-së, votuan Arbër Ismajlin e LDK-së.

Ndërsa kandidati më i votuar nga diaspora në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale doli të jetë Bexhet Xheladini, kryetari i Dragashit.

E në këto pako me fletëvotime, nuk janë numëruar ende ato nga SHBA, Kanadaja dhe Australia.

“Për shkak të largësisë, ende nuk janë sjellur në Kosovë 519 pakot me fletëvotime nga kutitë postare në ShBA, Kanadë dhe Australi, vlerësimi dhe numërimi i të cilave do të bëhet pasi të arrijnë”, tha Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së gjithashtu tregoi që jo të gjitha pakot me fletëvotime kanë arritur të kalojnë fazën e verifikimit.

“Nga procesi i vlerësimit të 12,018 pakove me fletëvotime që janë sjellur deri më tani në vendin tonë, janë aprovuar 8,932, ndërkaq janë refuzuar 3,086. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 3,009 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”.

Numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës dhe që i takonin 18 komunave është 29,752.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Jona Kelemendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën