Kjo falë donacioneve të dhëna për familjen nga Podujeva, identiteti i të cilës në pajtim me familjarët mbetet anonim.
Gjatë të hënës, donatorët sollën edhe dhurata për dy fëmijët.
Ndërsa zgjedhja e nënës dhe fëmijëve për t’u ndihmuar ishte bërë me kujdes.
‘’E kemi një bashkëpunim me Besim Arbanashin… ai na zgjedh familjet…’’, tha donatorja, Ganimete Salihu.
Por nuk është hera e parë që çifti Salihu bënë donacione për ndërtim të shtëpive.
‘’Në vitin 2016 kemi ndërtu shtëpinë e parë…’’, tha donatori Jeton Salihu.
Për këtë familje janë dhënë edhe donacione të tjera, si për rrethojën e oborrit e drunjtë për ngrohje.
Kronika e gazetares Albiona Hajdari.