Një femër dyshohet se është dhunuar të mërkurën në Pejë.
Në lidhje me rastin policia ka njoftuar se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.
“DHUNIM Pejë / 27.11.2024 – 19:15. Lidhur me rastin dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.