Një mësimdhënës, u ndalua për 48 orë të hënën.
Krejt kjo, pas publikimit të kësaj video, ky arsimtari u pa duke u përleshur me një nxënës.
E gjithë ngjarja që tronditi vendin, ndodhi në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë.
E ekspertët e arsimit thonë se janë një numër faktorësh që çojnë deri tek rastet e tilla.
“Natyrisht që duhet ta mbrojmë dhe ta respektojmë çdo mësimdhënës i cili merr ditarin dhe shkon në klasë. Në anën tjetër fëmijët duhet të mbrohen dhe janë të mbrojtur me ligj për të gjitha veprimet e veta, pavarësisht kësaj fëmijët nuk lindin të këqij por ata bëhen të këqij, kush i bënë të këqij, i bënë shoqëria, fillimisht familja unë mendoj që i gjithë problem tek dhuna që shfaqet të fëmijët tanë duhet të fillojë nga familja dhe pastaj nga shoqëria e pastaj tek shkolla”, ka thënë Kabashi.
Nga Qendra për Arsim të Kosovës, thonë se këto raste nuk janë më të izoluara.
“Ka shumë punë për të bërë, institucionet duhet të bashkëpunojnë shumë, në mënyrë që të dalën këto dukuri negative që i kemi. Ka shumë dhunë mendojnë në shkollat tonë e që ne nuk i dijme, qoftë nga mësimdhënësit tek nxënësit qoftë nga nxënësit tek mësimdhënësit. Megjithatë sjelljet negative dhe agresiviteti që ata shfaqin çdo ditë tek shkollat tona, vjen edhe nga rrjetet sociale te cilat i shohin çdo ditë”, ka thënë tutje Kabashi.
Por, cilat janë masat që duhet të merren, në mënyrë që mos të përsëriten skenat e tilla.
“Një kërkesë për një përgjegjësi më të lartë për një siguri me të lartë në shkolla tona, për një komunitet të prindër me të përfshirë në shkolla, për nxënës që respektojnë rregulloret e shkollës, për mësimdhënës që kanë komunikim të duhur dhe nuk reagojnë karshi ngacmimeve të nxënësve dhe për DKA që janë në përkrahje të mësimdhënësve dhe institucioneve arsimor dhe për ristrukturuar po ndeshku ata nxënës që nuk ndjekun rregulloret e brendshme”, u shpreh Qehaja.
Ndryshe, gjatë ditës janë publikuar edhe këto pamje nga shkolla fillore “Mihael Grameno” në Fushë Kosovë, ku klasa mësimore u la në këtë gjendje.



