TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​DHTIK kërkon ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e procedurave të pronës publike

by Tëvë1
35 minuta ago
0
A A
​DHTIK kërkon ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e procedurave të pronës publike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga Qeveria për zhbllokimin e procedurave për shfrytëzimin e pronës publike.

DHTIK bëri të ditur se i është drejtuar kryeministrit të Kosovës dhe ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Ka kërkuar edhe përshpejtimin e ndryshimeve në Ligjin për Pronën Publike.

Sipas DHTIK-së, vonesat dhe pengesat administrative po ndikojnë negativisht në aktivitetin ekonomik. Ato, sipas saj, po shkaktojnë humbje të tregut, vendeve të punës dhe investimeve.

Dhoma thotë se tri kompani kanë marrë dritën e gjelbër nga Qeveria për shfrytëzimin e pronës publike. Megjithatë, ato ende nuk kanë mundur të fillojnë aktivitetin.

Derisa Agjencia e Pyjeve të Kosovës i ka kushtëzuar kontratat me përfundimin e procedurës për ndërrimin e destinimit të tokës, DHTIK vlerëson se kjo procedurë është dashur të përfundonte para nënshkrimit të kontratave.

Për shkak të mosfinalizimit të procedurave, kompanitë nuk kanë mundur të vazhdojnë me marrjen e lejeve pranë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), thuhet në komunikatë.

DHTIK ngre shqetësime edhe për kompleksitetin dhe kohëzgjatjen e procedurave. Sipas saj, një biznes mund të presë pothuajse 1 vit për përfundimin e procesit për marrjen e lejes.

“Janë me qindra kërkesa të deponuara prej kohësh në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, të cilat vazhdojnë të mos përcillen në Zyrën për Administrimin e Pronës Publike për trajtim të mëtejshëm. Bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës, është evidentuar rritje e vazhdueshme e importit të zhavorrit, ku Serbia prin në listën e vendeve nga të cilat importohet ky material. Për DHTIK-në, vonesat në aktivizimin e kapaciteteve vendore ndikojnë në kostot e kompanive dhe në realizimin e projekteve dhe investimeve”, thuhet në komunikatë.

Dhoma kërkon rishikim të tërësishëm të procedurave, eliminimin e burokracisë së panevojshme dhe reduktimin e numrit të institucioneve të përfshira. Po ashtu, kërkon shkurtimin e afateve për trajtimin e kërkesave.

DHTIK e konsideron urgjente përfundimin e ndryshimeve në Ligjin për Pronën Publike.

Ajo kërkon edhe krijimin e një mekanizmi të qartë për koordinimin ndërinstitucional dhe përcjelljen e kërkesave.

Sipas DHTIK-së, përcaktimi i afateve për secilin institucion do të krijonte një sistem më efikas dhe të parashikueshëm për bizneset dhe investitorët.

Tags: DhTIKQeveriaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Forcohet bashkëpunimi juridik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Forcohet bashkëpunimi juridik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Bolton për Specialen: Mendoj se kjo gjykatë është e paligjshme, proceset kanë element të rëndë politik

Bolton për Specialen: Mendoj se kjo gjykatë është e paligjshme, proceset kanë element të rëndë politik

​Një shqiptar vdes pasi bie në gropën e ashensorit në Padova, policia e gjeti pas sinjalit të telefonit

​Një shqiptar vdes pasi bie në gropën e ashensorit në Padova, policia e gjeti pas sinjalit të telefonit

Osmani në SHBA, takim me ish-komandantin e NATO-s Wesley Clark

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet një ndërtesë dykatëshe dhe plagoset një kalimtar

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një gruaje në Istog, Policia heton rastin

​DHTIK kërkon ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e procedurave të pronës publike

​DHTIK kërkon ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e procedurave të pronës publike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën