TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

DhTIK i reagon ZRRE-së: Ka pretendime në kundërshtim me shtetin ligjor

by teve1
6 muaj ago
0
A A
DhTIK i reagon ZRRE-së: Ka pretendime në kundërshtim me shtetin ligjor

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji ku përmend një aktvendim të supozuar të Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me padinë e tyre.

DhTIK ka thënë se pretendimi i ZRrE-së se ky proces nuk mund të ndalet, është në kundërshtim me vetë parimet e shtetit ligjor dhe të drejtës për mbrojtje gjyqësore.

“Ne ritheksojmë se deri më sot, DhTIK nuk ka pranuar asnjë aktvendim nga Gjykata lidhur me këtë çështje. Pretendimi i ZRrE-së se ky proces nuk mund të ndalet, është në kundërshtim me vetë parimet e shtetit ligjor dhe të drejtës për mbrojtje gjyqësore. Çdo vendim duhet të merret në mënyrë transparente, dhe me respektim të plotë të të drejtave të palëve në procedurë”, thuhet në reagimin e DhTIK.

Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, thuhet se “ne po e presim aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe do ta njoftojmë publikun”.

DhTIK qëndron fuqishëm prapa deklarimeve të saj se procesi i liberalizimit është shoqëruar me një sërë shkeljesh procedurale dhe substanciale, të cilat janë evidentuar edhe nga institucionet evropiane.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur interesin e bizneseve dhe për të siguruar që proceset e reformave në vend të zhvillohen në përputhje me ligjin, interesin publik dhe standardet evropiane”, thuhet në reagim.

Ndërsa, gjatë ditës, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka thënë se pas fillimit të zbatimit të dispozitave ligjore që rregullojnë hapjen e tregut të energjisë elektrike, konsumatorët individualë dhe disa Oda Ekonomike kanë parashtruar padi pranë gjykatave kompetente, konkretisht në Gjykatën Komerciale të Kosovës dhe në Gjykatën Themelore, me kërkesa për pezullimin e Njoftimit për dalje në tregun e hapur të energjisë elektrike i cili i ka pasur karakter informues.

“ZRrE rikonfirmon faktin se, në të gjitha proceset e konflikteve administrative të inicuar nga palët në procedurë, gjykatat kompetente kanë refuzuar si të pabazuara kërkesat për pezullimin e zbatimit të Njoftimit për dalje në tregun e hapur të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Sipas ZRRE, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative me Aktvendimin e datës 19.06.2025, ka refuzuar propozimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, për caktimin e masës së sigurisë ndaj Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë të datës 12.03.2025, i cili ka pasur karakter informues.

“Deri më tani, vetëm në një rast të veçantë për përgjigje Individuale që ka të bëj me kriteret për furnizim me energji elektrike në kuadër të shërbimit universal, ku ZRRE me datën 03.06.2025 i ka kthyer përgjigje dhe ndaj përgjegjës/njoftimit së ZRRE është parashtruar Padi me kërkesën për pezullim të këtij Njoftimi. Gjykata Komerciale, përmes aktvendimit KA .nr. 283/25 ka aprovuar si të bazuar propozimin e paditësit, por kjo nuk nënkupton pezullimin e procesit të hapjes së tregut”, thuhet në reagim.

Për më tepër thuhet se ZRrE do ta shfrytëzojë të drejtën e ankesës në instancat më të larta gjyqësore, gjithmonë në funksion të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe vazhdimit të zbatimit të reformave strukturore në sektorin e energjisë, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Ligji për Energjinë Elektrike.

ZRRE rithekson se procesi i liberalizimit është i bazuar në dispozitat e Ligjit për Energjinë Elektrike dhe në vendimin përkatës të ZRRE-së për daljen në treg të hapur për ndërmarrjet ekonomike, të cilat tejkalojnë njërin nga kriteret e përcaktuara: më shumë se 50 të punësuar ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro.

Ndryshe, bizneset e Kosovës kishin organizuar protesta kundër vendimit të ZRrE, pasi sipas përfaqësuesve të bizneseve një veprim i tillë do të krijonte një ekonomi të rënduar në Kosovë.

Ankesa në Gjykatë ishte dorëzuar nga avokati Agron Selimaj nga Prishtina.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

“Info Nata”- 15.12.2025

“Info Nata”- 15.12.2025

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën