TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dhomat e Paraburgimit në Hagë refuzojnë vizitat për ish-krerët e UÇK-së, vlerësohet shkelje e të drejtave

Kryetari i OVL-UÇK ka treguar se i është refuzuar vizita te ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Specialja nuk ka dhënë shumë informacione pse është bërë kjo, derisa avokatë të akredituar nga Specialja e shohin këtë si shkelje e të drejtave të të paraburgosurve.

nga Lindrit Zejnullahu
26 Prill, 2025
2 0
A A

Për disa vjet qëndroi në dhomat e paraburgimit në Hagë.

Hysni Gucati vuajti dënimin nga Gjykata Speciale, por që tashmë është në liri.

Ai kërkoi të kthehet sërish në Qendrën e paraburgimit, por kësaj here si vizitor te krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës iu refuzua kjo kërkesë një ditë para vizitës.

“Jo nga Gjykata por nga Qendra e Paraburgimit nga shefi i Qendrës së Paraburgimit ma ka ndaluar vizitën ta vizitojë Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Pjetër Shalën dhe Salih Mustafën. Tash e kam vizitën tjetër që e kam bërë më 14 maj që mu ka leju, dmth mu ka pranu vizita nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli që me 14 maj po shpresoj që të shkoj t’i vizitojë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, dytë në Qendrat e Paraburgimit, dhashtë zoti që mos të më ndodhë kjo që më ka ndodhë me datën 17”, tregoi Gucati.

Sipas tij, në përgjigjen e Dhomave të Paraburgimit nuk është treguar arsyeja e refuzimit.

“Asnjë arsyetim nuk më kanë jep, vetëm thotë Shefi i Qendrës së Paraburgimit ta anulon vizitën, nuk ka asnjë arsyetim, asnjë pikë asnjë presje vetëm thotë se ndalohet vizita pa arsyetim hiq, nuk ka aryse. Masi ma kanë konfirmuar vizitën, me datën e caktuar e kom pas kah 40 minuta vizitën jo qysh kanë qenë përpara vizitat tërë ditore por i kam pasur kah 40 minuta vizitë te secili kah 40 minuta që ma kanë pranu dhe jo nuk më kanë leju që të shkoj t’i vizitojë, një ditë para fluturimit”, tha ai.

E nga Gjykata Speciale për tëvë1, nuk kanë dhënë shumë detaje lidhur me refuzimin e kërkesave për vizitë.

“Kryezyrtari i Paraburgimit normalisht miraton një kërkesë për një vizitë, përveç nëse ka pasur mosrespektim të Udhëzimit të Praktikës mbi Vizitat dhe Komunikimet, Udhëzimit të DMU-së mbi Procedurat e Vizitave për Anëtarët e Familjes dhe Vizitorët e Tjerë Personalë, ose nëse është në interes të sigurimit të sigurisë, mbrojtjes dhe rendit të mirë në Qendrat e Paraburgimit”, thuhet nga Gjykata Speciale.

Ndërsa sipas avokatit të akredituar nga Specialja, ndalimi i komunikimit edhe me familjarët, paraqet shkelje të rregullave dhe të drejtave të të burgosurve.

“Është jashtëzakonisht absurde të ndalohen edhe komunikimet përmes telefonit, e sidomos nëse merret parasysh fakti se të gjitha ato biseda telefonike incizohen, kështu që asnjë person nuk do ta përdorte bisedën telefonike me telefoni fikse për të ndikuar në dëshmitarë apo diçka tjetër”, tha avokati Artan Qerkini.

Krerët e UÇK-së po qëndrojnë në Dhomat e Paraburgimit nga nëntori i vitit 2020.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëfim për momentin kur Ukshin Hotin e largojnë nga Dubrava

26 vjet pa përgjigje – ku është Ukshin Hoti?

Osmani: Do të ishim të hapur për të diskutuar me Britaninë për migrantët e refuzuar

Osmani: Do të ishim të hapur për të diskutuar me Britaninë për migrantët e refuzuar

Cineplexx dhe Frostea sjellin emocion dhe freski me një “Treasure Hunt” të veçantë në shkollën “Xhemail Mustafa”!

Cineplexx dhe Frostea sjellin emocion dhe freski me një “Treasure Hunt” të veçantë në shkollën “Xhemail Mustafa”!

Donjeta Sadiku siguron një nga dy medaljet e para në Kupën Botërore “Felix Stamm”

Donjeta Sadiku e artë në Kupën e “World Boxing” në Poloni

Dervishi: Samiti i mbajtur në Tiranë s’ka ndikim në rrugën drejt BE-së, pritshmëri e tepruar

Brestovci: “ Pastrimi” po e bojkoton punën për interesa politike

Brestovci: “ Pastrimi” po e bojkoton punën për interesa politike

Dervishi: Pritshmëri të tepruara për samitin në Tiranë

Dervishi: Pritshmëri të tepruara për samitin në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X