TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dhjetëra të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut

by tëvë1
1 vit ago
4
A A
Dhjetëra të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut

Dhjetëra persona raportohet se kanë vdekur orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, kanë thënë autoritetet maqedonase për agjencinë e lajmeve MIA.

Numri i të vdekurve nuk dihet por siç raportojnë mediat atje thuhet të jenë 50 dhe disa të lënduar ku një pjesë e tyre janë transferuar në klinikat në Shtip dhe Shkup.

Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë.

Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara objektit në Koçan, tejet të brengosur për familjarët e tyre, meqë nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.

“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për Radion Evropa e Lirë.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov ka bërë të ditur se është në Koçan, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev.

Autoritetet kanë thënë se do të deklarohen më vonë gjatë ditës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

Të martën në autostrada s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë

Të martën në autostrada s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë

Gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte

Gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

“Info Nata”- 03.08.2026

“Info Nata”- 03.08.2026

Sot nis greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Spitali i Gjakovës jep detaje për aksidentin në Mrasor: 10 persona morën trajtim, dy u dërguan në QKUK

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën