Autore: Adea Mustafaj
Janë bërë gati për të marr rrugën për në majën e Haljës.
Kjo pasi Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, pranoi një thirrje, se një bjeshkatar nga Mali i Zi, rrëshqiti dhe era në një greminë në faqen e pjerrët veriore të majës së Hajlës.
Operacioni nisi në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, dhe vazhdoi deri të dielën në mëngjes.
Pas shumë orësh kërkime, u gjet trupi i pajetë i bjeshkatarit, Qazim Fetahoviç
“I nderuari tashmë i ndjerë Qazim Fetahoviç ka qenë bjeshkatar shumë me përvojë edhe person shumë i respektum në të gjithë komunitetin bjeshkatar. Ai ka qenë duke e udhëhequr një grup prej 10-12 bjeshkatarëve nga Kroacia. Për një moment e ka lëshuar bora në atë pjesë dhe kështu ka ndodh aksidenti”, u shpreh Fidan Abazi nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës
Mjegulla e dendur ishte ndër shkaktarët kryesor që vështirësuan punën e ekipit shpëtues në gjetjen e bjeshkatarit.
“Vështirësitë kryesore gjatë këtij aksioni kanë qenë moti i lig, shumë borë edhe mjegull e dendur. Sa që në ditën kur kemi filluar kërkimin u desh të ndërprehet për një kohë të shkurt për shkak se dukshmëria ka qenë shumë e ulët dikun 20 metra dukshmëri dhe për shkak të borës së madhe që ka pas në teren dhe mos-rrezikimit të pjesës tjetër të ekipe kem vendos me u kthy në shtëpi malore”, tha Abazi.
Fidan Abazi nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ju bën apel të gjithë qytetarëve të frekuentojnë zonat malore që të qëndrojnë në zonën e sigurisë dhe të jenë të përgatitur kur vizitojnë bjeshkët.






