TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dhënie e informacioneve për shqiptarët në Siri, vrasja e policit Muhamet Lika – akuzat ndaj Hysri Selimit?

Ka filluar gjyqi për spiunazh kundër Hysri Selimit. Ai pranoi se ka punuar për BIA-n serbe nga viti 2013, por si agjent i dyfishtë i angazhuar nga AKI. Për këto, mbrojtja e tij propozoi si dëshmitarë dy zyrtarë të AKI-së.

by Florijeta Dernjani
3 javë ago
1 0
A A

Nga vitit i kaluar ndodhet në paraburgim.

Është ky, Hysri Selimi, i cili të enjten u soll i prangosur në gjykatore.

Mbi të po rëndojnë akuzat për spiunazh tek BIA serbe.

Në këtë formë, të enjten nisi shqyrtimi gjyqësor ndaj tij.

Prokurori Bekim Kodraliu, tregoi natyrën e informacioneve që Selimi, sipas tij, ua përcillte zyrtarëve të BIA-s serbe.

“Informacione që kishin të bënin me personat e radikalizuar, zhvillimin e rrymave vehabiste në Kosovë, ndikimin e tyre, rolin dhe funksionimin e mesxhideve si dhe informatat tjera të rëndësishme”, tha Bekim Kodraliu – prokuror special.

Dhënien e këtyre informacioneve, Selimi akuzohet se e ka bërë në këmbim të parave.

“Si shpërblim për dhënien e këtyre informacioneve, zyrtarët e BIA-s e paguanin deri në 700 euro në muaj, duke i ofruar edhe telefona të mençur, me të cilët komunikonte me ta”, tha ai.
Shqyrtimi gjyqësor vazhdoi me fjalët hyrëse të palëve në procedurë.

Prokurori Kodraliu, theksoi se fajësia e Selimit do të vërtetohet përgjatë procesit nga provat materiale.

“Në më shumë se 10 raste në periudha të ndryshme kohore ka hyrë në Serbi dhe është kthyer brenda ditës në Kosovë. E që pas ndërlidhjes së provave materiale të gjetura tek telefonat e të pandehurit do të vërtetohet se ai ka kontaktuar dhe është takuar me zyrtarë të BIA-s serbe në Serbi”, u shpreh Kodraliu.

Por, njohja e Selimit me inteligjencën serbe, sipas prokurorit, është e vjetër.

“Aktiviteti i tij në Serbi daton nga vitet e 80-ta por provat që do t’i preznatojmë para jush, do të vërtetohet se ai ka vazhduar me aktivietet konkret nga viti 2009, e që ka vazhduar deri në arrestimin e tij”, tha prokurori.

Madje, aktiviteti i tij sipas prokurorit lidhet edhe me vrasjen e policit, Muhamet Lika.

“Ka dërguar informacione BIA serbe në lidhje me emrat e personave që kanë vrarë rreshterin Muhamet Lika”, u shpreh Kodraliu

E këto pretendime i mohoi Selimi.

Por, në fjalën e tij, tha se në fakt ka punuar për BIA-n serbe që nga viti 2013.

“E vërteta është që nuk kam punu me BIA-n nga 2009, por nga 2013”, tha i akuzuari.

Mirëpo, shtoi se për gjithë këtë punë ishte angazhuar nga inteligjenca kosovare dhe gjithmonë kishte vepruar sipas udhëzimeve të tyre.

“Çdo mbrëmje AKI-së. Në mëngjes e kanë ditë ku shkoj, pos të hollave që m’i kanë dhanë, m’i kanë dhanë edhe pajisjet dhe udhëzimet se çka me bo, edhe si me lujt rolin e një agjenti të fshehtë të AKI-së”, u shpreh Hysri Selimi.

Madje ai thotë se ka marrë lëvdata për punën pikërisht nga AKI.

“Kom pasë komplimente të mëdhaja prej njerëzve të AKI-së. Unë kom nejt në burg dy herë. Edhe masanej nga ta kam pasë komplimente që e kam kry punën me sukses, shkëlqyeshëm”, tha ai.
Rrjedhmisht, nga avokati i tij, u propozuan si dëshmitarë dy punonjës të AKI dhe kryerja e ekzaminimit psikiatrik për Selimin.

Mirëpo këto dy propozime u refuzuan nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Certifikimi i rezultateve, KQZ: Po presim vendimet e Supremes

Certifikimi i rezultateve, KQZ: Po presim vendimet e Supremes

Ky është parashikimi i motit për sot

Ky është parashikimi i motit për sot

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Aleati i Trumpit: Policia e Kosovës bën punë të jashtëzakonshme në mbrojtjen e komuniteteve

Auto Draft

Rritje e çmimeve dhe ngadalësim ekonomik gjatë viti 2026

Certifikimi i rezultateve, KQZ: Po presim vendimet e Supremes

Certifikimi i rezultateve, KQZ: Po presim vendimet e Supremes

Ky është parashikimi i motit për sot

Ky është parashikimi i motit për sot

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Amir Rrahmani po monitorohet nga Juventusi

Haalandi eliminon Brazilin e Ancelottit

Haalandi eliminon Brazilin e Ancelottit

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Aleati i Trumpit: Policia e Kosovës bën punë të jashtëzakonshme në mbrojtjen e komuniteteve

Gaza, “Rojet e Trashëgimisë” mbrojnë objektet historike të dëmtuara nga sulmet izraelite

Gaza, “Rojet e Trashëgimisë” mbrojnë objektet historike të dëmtuara nga sulmet izraelite

Auto Draft

Rritje e çmimeve dhe ngadalësim ekonomik gjatë viti 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën