TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Detaje nga vdekja 19-vjeçares shqiptares në Greqi, si u braktis nga miqtë në hyrjen e hotelit

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Detaje nga vdekja 19-vjeçares shqiptares në Greqi, si u braktis nga miqtë në hyrjen e hotelit

Më shumë detaje janë publikuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi ishullin e Kefalonisë në Greqi gjatë natës së Pashkës, ku 19-vjeçarja shqiptare Myrto humbi jetën pas konsumimit të lëndës narkotike kokainës në një apartament.

Ngjarja ka hapur një debat të gjerë mbi përgjegjësinë e të rinjve dhe rolin e shoqërisë, ndërsa tre persona tashmë përballen me akuza të rënda.

Sipas hetimeve, Myrto kishte hyrë në apartament me të dashurin e saj 23-vjeçar rreth mesnatës.

Më vonë iu bashkuan një ish-peshëngritës 26-vjeçar dhe një 22-vjeçar po me origjinë shqiptare, të cilët sollën drogën.

Pas konsumimit, vajza pësoi konvulsione dhe humbi ndjenjat.

Në vend që ta dërgonin në spitalin pranë, të rinjtë e braktisën pa ndjenja në rrugë, duke u përpjekur më pas të fshehin gjurmët e ngjarjes.

Sipas dëshmive, 23-vjeçari është përpjekur të zhvendosë përgjegjësinë tek viktima dhe tek dy të tjerët, duke deklaruar se ishte vetë 19-vjeçarja që kërkoi përdorimin e drogës.

Megjithatë, versioni i tij lë shumë pikëpyetje, pasi nga hetimet rezulton se pasi vajza humbi ndjenjat, asnjë prej tyre nuk kërkoi ndihmë mjekësore.

Në vend të kësaj, të rinjtë organizuan largimin e saj nga dhoma, duke e transportuar jashtë dhe duke e braktisur në një zonë publike, për të shmangur implikimin.

Dy prej tyre qëndruan në vendngjarje dhe u shtirën sikur nuk e njihnin, ndërsa 23-vjeçari u kthye pas për të pastruar hapësirën ku ishte konsumuar droga dhe për të fshehur prova, përfshirë edhe telefonin e vajzës.

Autoritetet theksojnë se veprimet e tyre nuk tregojnë panik, por një sjellje të organizuar, ndërsa mbeten ende shumë pyetje pa përgjigje për rrethanat e sakta të vdekjes së 19-vjeçares.

Pamjet filmike dhe dëshmitë tregojnë se njëri prej të rinjve e ka transportuar 19-vjeçaren në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët e ndiqnin pas.

Më pas, ata e kanë lënë në rrugë, duke pretenduar se po përpiqeshin ta ndihmonin të merrte ajër.

Ajo që ka shkaktuar reagime të forta është qëndrimi i tyre pas ngjarjes.

Sipas autoriteteve, të rinjtë kishin dërguar mesazhe ku pranonin se e kishin lënë vajzën vetëm, ndërsa në një tjetër moment kishin menduar të thoshin se “e gjetën në rrugë”, në përpjekje për të shmangur përgjegjësinë.

Tre të rinjtë përballen me akuza për vrasje me dashje nga mosveprimi dhe posedim të drogës.

Të tre pritet të dalin para gjykatës për të dhënë dëshmitë e tyre të premten./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reforma territorial në Shqipëri, tensione në Tiranë

Reforma territorial në Shqipëri, tensione në Tiranë

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt për BE, Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt për BE, Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Zelensky njofton sulme ukrainase ndaj dy rafinerive ruse të naftës në Omsk dhe Ukhta

Zelensky njofton sulme ukrainase ndaj dy rafinerive ruse të naftës në Omsk dhe Ukhta

Paralajmëruan për një “të Premte të Përgjakshme”, arrestohen disa persona në Poloni

Paralajmëruan për një “të Premte të Përgjakshme”, arrestohen disa persona në Poloni

Kandidati shqiptar për deputet zbulon rolin e Kurtit në bashkimin e partive shqiptare për zgjedhjet në Serbi

Kandidati shqiptar për deputet zbulon rolin e Kurtit në bashkimin e partive shqiptare për zgjedhjet në Serbi

Kryeministri Kurti e pret në Qeveri ambasadorin italian, gjyqi ndaj katërshes së UÇK-së temë diskutimi

Kryeministri Kurti e pret në Qeveri ambasadorin italian, gjyqi ndaj katërshes së UÇK-së temë diskutimi

Serbia s’i lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për të pame

Serbia s’i lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për të pame

​Detaje të reja për krimin në Livoç, mjekët: 30 vjeçarja mori tetë plumba, i plagosuri në gjendje të rëndë

​Detaje të reja për krimin në Livoç, mjekët: 30 vjeçarja mori tetë plumba, i plagosuri në gjendje të rëndë

Shqipëria pëson humbje nga Uellsi në Shkodër

Shqipëria pëson humbje nga Uellsi në Shkodër

Kosova pëson humbje nga Austria, zbehen gjasat për Botëror

Kosova pëson humbje nga Austria, zbehen gjasat për Botëror

FFK-ja e pëson nga UEFA, dënohet me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve dhe ndalim të shitjes së biletave

FFK-ja e pëson nga UEFA, dënohet me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve dhe ndalim të shitjes së biletave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën