Në qendrën e votimit në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren është raportuar se ka ndodhur një incident.
Menaxheri i qendrës, Aledin Flugaj për Tëvë 1 ka thënë se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje të shkurtër në mes të një përfaqësueseje të DnV-së dhe një anëtareje të KQZ-së, pjesëmarrëse në vendvotim.
Sipas tij kjo mosmarrëveshje është zgjidhur shumë shpejt dhe procesi i votimit është duke vazhduar.
“Për sa i përket incidentit me aq sa unë kam mundur të kuptojë ka pasur një mosmarrëveshje të shkurtër në mes të një përfaqësueses së DNV-së dhe një anëtareje të KQZ-së, pjesëmarrëse në vendvotim e cila është zgjidhur shumë shpejt dhe nuk kam ndonjë informatë që ka diçka e cila e prish ekuilibrin e procesit zgjedhor. Pra incidenti ka përfunduar mirë dhe procesi po vazhdo”, ka thënë ai./teve1.info/