TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Detaje nga arrestimi i të dyshuarit për rrëmbimin e Vukashinoviqit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur që të shtunën është arrestuar i dyshuari për përfshirje në kidnapimin e Milan Vukashinoviqit që ndodhi më 1 nëntor 2025, në veri të Kosovës, brenda territorit të Republikës së Kosovës.

by tëvë1
9 muaj ago
1 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

Autoritetet kosovare të drejtësisë, kanë nisur të hedhin dritë mbi çështjen e rrëmbimit të shtetasit serb me nënshtetësi kosovare, Milan Vukashinoviq.

Vukashinoviq, dyshohet se më 1 nëntor u rrëmbye nga xhandarmëria serbe, në fshatin Jellackë të Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Për këtë rast, të shtunën mbrëma, Policia e Kosovës e arrestoi ish-pjesëtarin e ministrisë së punëve të brendshme të Srebisë,  Vidosav Mitroviç.

Pas vitit 2013, Mitroviç kishte qenë edhe pjesë e policisë së Kosovës.

Në shtpinë e tij, gjatë bastisjes organet e rendit gjetën shumë prova materiale, të rëndësishme për hetimin.

“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata, ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit mashkull kosovar, i cili dyshohet se është i përfshirë në dhënien e ndihmës në kryerjen e veprës penale. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 9 telefona celularë, 1 llaptopë, 3 dokumente të formatit A4, 1 pushkë gjuetie me 39 fishekë, 1 jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe 1 tytë arme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës

Pas këtij arrestimi, ministri në detyrë i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, tregoi se ekzistojnë dyshime të bazuara se Mitroviç bashkëpunoi në rrëmbimin e Vukashinoviqit.

“Ekzistojnë dyshime te bazuara se personi i arrestuar ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur ne vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Milan Vukashinoviq, i cili gjate kidnapimit u plagos rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital ne Serbi. Në Kosovë askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Institucionet tona profesionale kane kapacitetet per te adresuar secilin kercenim dhe per të zbardhur çdo krim”, u shpreh Sveçla.

Ky rast është në trajtim të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, mirëpo nga ky institucion gjatë gjithë ditës nuk kanë dhënë informacione shtesë.

Milan Vukashinoviq ishte i punësuar në Byronë e Sigurimeve

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani e bindur se bënë zgjidhje të mirë me Kurtin me propozimin për President: Punuam bashkë, ia dolëm

Osmani e bindur se bënë zgjidhje të mirë me Kurtin me propozimin për President: Punuam bashkë, ia dolëm

Maqedonci ka shprehur mbështetjen për ish-pjesëtarët e UÇK-së

Maqedonci ka shprehur mbështetjen për ish-pjesëtarët e UÇK-së

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

“Kurrë më e bukur se sot nuk është dukur Prishtina”, Vlora Çitaku pas “Marshit për Liri”

Aksident me fatalitet në Istog, vdesin dy persona

Dy kamionë përplasen në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezi, lëndohen dy persona dhe kërkojnë ndihmë mjekësore

Chelsea ndalet nga Hull City

Liverpooli dëshpëron ndaj Fulhamit

Liverpooli dëshpëron ndaj Fulhamit

Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest

Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën