Autore: Jona Kelmendi
Autoritetet kosovare të drejtësisë, kanë nisur të hedhin dritë mbi çështjen e rrëmbimit të shtetasit serb me nënshtetësi kosovare, Milan Vukashinoviq.
Vukashinoviq, dyshohet se më 1 nëntor u rrëmbye nga xhandarmëria serbe, në fshatin Jellackë të Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.
Për këtë rast, të shtunën mbrëma, Policia e Kosovës e arrestoi ish-pjesëtarin e ministrisë së punëve të brendshme të Srebisë, Vidosav Mitroviç.
Pas vitit 2013, Mitroviç kishte qenë edhe pjesë e policisë së Kosovës.
Në shtpinë e tij, gjatë bastisjes organet e rendit gjetën shumë prova materiale, të rëndësishme për hetimin.
“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata, ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit mashkull kosovar, i cili dyshohet se është i përfshirë në dhënien e ndihmës në kryerjen e veprës penale. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 9 telefona celularë, 1 llaptopë, 3 dokumente të formatit A4, 1 pushkë gjuetie me 39 fishekë, 1 jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe 1 tytë arme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës
Pas këtij arrestimi, ministri në detyrë i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, tregoi se ekzistojnë dyshime të bazuara se Mitroviç bashkëpunoi në rrëmbimin e Vukashinoviqit.
“Ekzistojnë dyshime te bazuara se personi i arrestuar ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur ne vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Milan Vukashinoviq, i cili gjate kidnapimit u plagos rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital ne Serbi. Në Kosovë askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Institucionet tona profesionale kane kapacitetet per te adresuar secilin kercenim dhe per të zbardhur çdo krim”, u shpreh Sveçla.
Ky rast është në trajtim të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, mirëpo nga ky institucion gjatë gjithë ditës nuk kanë dhënë informacione shtesë.
Milan Vukashinoviq ishte i punësuar në Byronë e Sigurimeve






