TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Dy persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Drejtoria e Antiterrorizmit e Policisë së Kosovës. Derisa edhe tre persona të nacionalitetit serb janë ndaluar në Graçanicë. Krejt këto aksione të Policisë po vlerësohen lartë për efikasitetin e tyre.

by Lindrit Zejnullahu
8 muaj ago
0 0
A A

Institucionet e sigurisë në Kosovë patën punë mëngjesin e së enjtes.

Hetuesit e Drejtorisë së Anti-terrorizmit të Policisë, zbarkuan në dy qytete për të realizuar një operacion policor.

Në koordinim me Prokurorinë Speciale, aty arrestuan dy persona nën dyshimin për shpërndarje të propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste në rrjete sociale.
“Operacioni policor ka përfshirë dy (2) raste të ndara, që kanë rezultuar me tri (3) kontrolle të vendbanimeve në Fushë Kosovë dhe Malishevë, si dhe dy (2) arrestime të personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Derisa mbrëmjen e së mërkurës, tre persona të nacionalitetit serb u arrestuan në qytetin e Graçanicës.

Sipas raportit të Policisë, në automjetin me targa serbe janë gjetur disa afishe me mbishkrime me përmbajtje nacionaliste dhe një pajisje dron.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graqanicë, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale. Rasti është trajtuar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, dhe ndaj të dyshuarve është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale: ‘Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik’ – sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar policia.

Ish-shefi i hetimeve në Policinë e Kosovës, Refki Morina, thotë se këto veprime tregojnë për efikasitetin e këtij institucioni.

“Kemi dy persona të dyshuar, të arrestuar, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Malishevë ku është bërë edhe bastisja e disa lokaleve edhe në Fushë Kosovë edhe në Malishevë dhe unë mendoj që Drejtoria Kundër-Terrorizmit dhe Prokuroria përkatëse kanë ndërmarrë dhe merr hapa të vazhdueshëm dhe konsistent në mënyrë që rastet e tilla të identifikohen dhe me argumente të procedohen në Gjykatë”, shprehet Morina.

Sipas tij, shteti duhet të jetë vazhdimisht vigjilent karshi tentativave për kryerjen e këtyre veprave penale.

“Njësitë përkatëse të Policisë që veprojnë edhe njësia anti-terror edhe njësitë tjera përkatëse janë sy çelë dhe vigjilent në mënyrë që çdo dukuri negative që bjen ndesh me rregullativën tonë, sistemit kushtetues dhe ligjor, ndërmarrin hapa konkret, kjo shihet kohët e fundit ku Policia jonë është efikase së bashku me Prokurorinë”, thotë ai.

Nën dyshimin për veprën penale të “Spiunazhit”, disa persona u arrestuan gjatë javëve të kaluara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

“InfoNata” 29.01.2026

Rafuna thotë se efektet e bllokadës së transportuesve rajonalë do të ndikojnë edhe në Kosovë

Pezullohet protesta, hapen plotësisht pikat me Maqedoninë e Veriut

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën