TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Detaje nga aksidenti tragjik ku humbën jetën tre të rinjtë në Liqenin e Badocit

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Detaje nga aksidenti tragjik ku humbën jetën tre të rinjtë në Liqenin e Badocit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në magjistralen Gjilan – Prishtinë. Vetura e cila po lëvizte në drejtim të Prishtinës ka rënë në Liqenin e Badocit, ku si pasojë tre të rinj rreth moshës 20-vjeçare kanë humbur jetën. Nga Policia e Kosovës kanë thënë se kanë nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që çuan deri tek ky aksident. 

Një telefonatë urgjente, bëri që te Liqeni i Badocit të dalin organet e rendit.

Mbrëmjen e së shtunës, një automjet teksa po lëvizte në magjistralen Gjilan – Prishtinë kishte humbur drejtimin.

Si pasojë e kësaj vetura me tre persona brenda kishte rënë në Liqenin e Badocit.

Këtij aksidenti nuk arritën t’i mbijetonin tre të rinj që ishin brenda veturës.

Nder të parët që arritën në vendngjarje, ishin nga Federata e Peshkimit të Kosovës.

Pas 20 minutave kërkime, këta arritën ta lokalizonin veturën në thellësinë e liqenit.

“Kemi ardhur një grup prej pesë personave, jemi futur me anije brenda, pas diku gjysmë orë e kemi gjetur veturën me ato spirancat dhe mjetet që i kemi. Pastaj kanë ardhur FSK-ja, zhytësit dhe e kanë nxjerrë veturën. Sipas informacioneve prej zhytësve, dy kanë qenë jashtë veturës ndërsa njëri ka qenë në veturë”, tha Halim Metolli, pjesëtar i FPSRK-së.

Vendi ku u lokalizua vetura në liqen, ndodhej gati 20 metra nga bregu.

Për këtë ekipeve të FSK-së, iu deshën 4 orë, që t’i nxjerrë trupat e pajetë të R.P, A.G dhe Sh. të gjithë rreth moshës 20-vjeçare.

“Vetura është nxjerrë e fundit diku rreth orës 05:00 të mëngjesit derisa e kanë kontrolluar vendin në të gjitha anët. Rreth orës 03:00 pas mesnatës ia kanë nis me i nxjerrë trupat”, tregoi Metolli.

Ndërkohë, rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës.

Këta thonë se kanë nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që çuan deri tek ky aksident.

“Mbrëmë rreth orës 23:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.”, u tha nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, tragjedia e së shtunës mbrëma ndodhi te devijimi i rrugës në magjistralen Gjilan – Prishtinë, ku edhe po zhvillohen punimet për ndërtimin e Urës së Badocit./teve1.info/

Tags: aksident tragjikLiqeni i BadocitViktima
ShareTweet

Postime të ngjashme

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Elezi: Po bëjmë përpjekje që rinumërimi të përmbyllet deri në fund të janarit

Kurti në Davos u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike

Kurti në Davos u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike

​Serbët e Kosovës protestojnë në Beograd, ankohen për punësimet e parregullta në institucione paralele

​Serbët e Kosovës protestojnë në Beograd, ankohen për punësimet e parregullta në institucione paralele

Policia fton për intervistim qytetarët që kanë marrë shërbime nga Arianit Sllamniku

Sekretari i Thesarit i SHBA-së: Përshkallëzimi nga Evropa do të ishte gabimi më i madh

Sekretari i Thesarit i SHBA-së: Përshkallëzimi nga Evropa do të ishte gabimi më i madh

Kurti: Një Rusi e fortë e trimëron Serbinë

Kurti nga Davosi: Qeverisja ime shembull i llogaridhënies, korrupsioni nuk ka vend në Kosovë

Arrestohet Arianit Sllamniku

Arrestohet Arianit Sllamniku

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën