TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dështon gjykimi ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Dështon gjykimi ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve

Lidhur me mungesën e gjykatësit Foniqi, kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku tha se i njëjti mungon për shkak se gjendet në udhëtim zyrtar jashtë vendit, raporton “Betimi për drejtësi”.

Në mungesë të kushteve ligjore, seanca e sotme u shty, ndërsa e radhës pritet të mbahet më 27 mars 2022.

Ndryshe, ky rast gjykohej nga misioni i EULEX-it, por pas përfundimit të mandatit, lënda ishte transferuar të vendorët.

Kjo lëndë, më pas ishte caktuar te gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, e cila nuk kishte caktuar asnjë seancë në vitin 2018, me arsyen që ky rast nuk ishte prioritet për gjykatën.

Pasi që lënda ishte transferuar tek gjykatësit vendorë, në janar të vitit 2018, përpjekja e parë për mbajtje të seancës ishte bërë pas një viti, përkatësisht në janar të vitit 2019, mirëpo kjo seancë kishte dështuar në mungesë të katër të akuzuarve.

Në seancën fillestare të mbajtur më 30 gusht të vitit 2016, Ukë Rugova dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen. Të pafajshëm ishin deklaruar edhe në seancën e mbajtur më 11 janar të vitit 2017.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), e ngritur më 16 maj të vitit 2016, e ngarkon Ukë Rugovën se gjatë periudhës maj 2011 deri në shkurt 2014 ka menaxhuar një grupi kriminal duke furnizuar individë me viza shengen të BE-së, nga Ambasada Italiane në Prishtinë. Të gjitha këto viza supozohet se janë marrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet shtrembërimit apo korrupsionit.

Dispozitivi tjetër i aktakuzës ngarkon Rugovën edhe për veprën penale posedim i paautorizuar i armëve, ku në rezidencën e tij i ishin gjetur një pistoletë dhe dy karikatorë.

Aktakuza që ishte përpiluar nga prokurori Allen Cansick, thekson se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka pranuar nga Prokuroria Italiane në Romë një kopje të dosjes së tyre lidhur me vizat ku përfshihet edhe emri i ish–ambasadorit Italian në Kosovë Michael Giffoni.

Bashkë me Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe Izet Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Dritëro Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.

Prokuroria pretendon se ky grup, siç e cilëson kriminal, kishte për qëllim sigurimin e përfitimit material në atë mënyrë që qytetarët të pajisen me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

Ky rast tashmë është ndarë në dy pjesë, pasi siç kishte thënë gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, një gjë e tillë është bërë në mënyrë që gjykim të jetë më efikas. Ukë Rugova, Astrit Haraqija, si dhe Florjan Petani, Qefser Baholli dhe Izet Beqiri janë duke u gjykuar veçmas nga 15 të akuzuarit tjerë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dosja e Prokurorisë ndaj Damkës dhe Kamberajt: Si u dëmtua buxheti mbi 1 milion euro duke përfituar dy OJQ pa thirrje publike?

Dosja e Prokurorisë ndaj Damkës dhe Kamberajt: Si u dëmtua buxheti mbi 1 milion euro duke përfituar dy OJQ pa thirrje publike?

Automjeti përfshihet nga zjarri në qendër të Prishtinës – reagim i shpejtë nga ekipet emergjente

Automjeti përfshihet nga zjarri në qendër të Prishtinës – reagim i shpejtë nga ekipet emergjente

Përfshihet nga flakët një trafo në Fushë-Kosovë

Përfshihet nga flakët një trafo në Fushë-Kosovë

Gjykata obligon KGJK-në ta kompensojë Limajn me mbi 57 mijë euro

Gjykata obligon KGJK-në ta kompensojë Limajn me mbi 57 mijë euro

Lyon fiton apelin dhe mbetet pjesë e ligës elite franceze

Lyon fiton apelin dhe mbetet pjesë e ligës elite franceze

Mbi 160 persona mbesin të zhdukur pas përmbytjeve në Teksas

Mbi 160 persona mbesin të zhdukur pas përmbytjeve në Teksas

KB Peja rikthen Musab Malën

KB Peja rikthen Musab Malën

Dosja e Prokurorisë ndaj Damkës dhe Kamberajt: Si u dëmtua buxheti mbi 1 milion euro duke përfituar dy OJQ pa thirrje publike?

Dosja e Prokurorisë ndaj Damkës dhe Kamberajt: Si u dëmtua buxheti mbi 1 milion euro duke përfituar dy OJQ pa thirrje publike?

Automjeti përfshihet nga zjarri në qendër të Prishtinës – reagim i shpejtë nga ekipet emergjente

Automjeti përfshihet nga zjarri në qendër të Prishtinës – reagim i shpejtë nga ekipet emergjente

Përfshihet nga flakët një trafo në Fushë-Kosovë

Përfshihet nga flakët një trafo në Fushë-Kosovë

Zbuloni përfitimet shëndetësore të rrushit jeshil

Zbuloni përfitimet shëndetësore të rrushit jeshil

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X