TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dështon edhe rundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Dështon edhe rundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë

Me djegien e këtij raundi, Partia Demokratike në opozitë, nuk është më relevante në përzgjedhjen e presidentit. Sipas Kushtetutës, vetëm në tre nga pesë runde kërkohet mbështetja e 84 deputetëve, mirëpo në rundin e katërt të votimit, president mund të zgjidhet kandidati që siguron një shumicë të thjeshtë të votave, përkatësisht 71 vota.
Partia Socialiste i ka 74 deputetë dhe nuk ka dorëzuar asnjë kandidaturë deri tani.

Pas bisedimeve ndërmjet PS-së dhe opozitës me qëllim që të gjendet një figurë unifikuese për postin e presidentit, shumica parlamentare i qëndroi vendimit për të mos dhënë asnjë kandidaturë nën argumentin se deri në rundin e tretë kjo është e drejtë e opozitës. Opozita, e përbërë kryesisht nga Partia Demokratike nuk ndryshoi qasje, dhe e cilësoi këtë si ftesë si të pasinqertë nga ana e partisë në pushtet.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, akuzoi PS-në se nuk e do një president mbi palët.

“Ne si opozitë bëmë detyrën tonë për t’i dhënë vendit një president konsensual. Për të qenë një president mbi palët duhet që të gjitha palët të marrin pjesë në proces”, u shpreh ai.

Ai ka kërkuar që zgjedhja e presidentit të bëhet bashkërisht, duke bërë thirrje për një figurë unifikuese që nuk vjen nga radhët e PS-së apo PD-së.

“Humbëm një rast për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një institucion i cili do të duhet të kishte legjitimitetin e palëve”, tha Alibeaj.

Mirëpo, kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla, fajësoi demokratët që nuk paraqitën asnjë emër në të paktën dy rundet e fundit.

“Në kemi pasur gatishmërinë për t’u ulur në emra konkretë me opozitën. Nëse opozita ka dëshiruar që prej fillimit një president për ta zgjedhur vetë, unë mendoj që nuk i bën nder askujt. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë komunikim dialog më të gjithë deputetët e grupeve parlamentare të opozitës”, tha ai.

Vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Partia Socialiste nuk mund të ofrojë dhe të djegë kandidaturën e saj për president në tri rundet e para të votimit.
Mbajtja e seancës së radhës për zgjedhjen e presidentit vendoset të martën, më 31 maj, ku Parita Socialiste pritet të mbledhë kryesinë e saj për të vendosur mbi kandidatin e mundshëm për president. Kufiri maksimal i kohës është e hëna e 6 qershorit.

Kuvendi i Shqipërisë ka afat ligjor për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit deri në 60 ditë para se ai ta marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik të këtij viti – ditën kur largohet nga zyra presidenti aktual, Ilir Meta./REL

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

“Info Nata”- 27.10.2026

“Info Nata”- 27.10.2026

Arifi: Nuk është fitore historike për Luginasit të zgjedhin dy deputetë, kjo ka ndodhur edhe më parë

Arifi: Nuk është fitore historike për Luginasit të zgjedhin dy deputetë, kjo ka ndodhur edhe më parë

Roma i kthehet fitoreve, fiton ndaj Cagliarit

Roma vazhdon me fitore

Arrestohet tre persona në Mitrovicë për shitblerje të paligjshme të pronave

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën