TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dështimi i dialogut, Kurti dhe Vuçiq shihen si liderë të papërgjegjshëm

Fajtor kryesor për mosmbajtjen e një takimi trepalësh para dy ditësh në Bruksel, po lihen kryeministri Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Pjesëtarë të shoqërisë civile nga Mitrovica e Veriut, thonë se dy liderët po e vënë interesin e tyre personal para qytetarëve.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Dështimi i dialogut, Kurti dhe Vuçiq shihen si liderë të papërgjegjshëm

Takimi i fundit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë nuk prodhoi asgjë.

Ndërmjetësi Miroslav Lajçak dhe shefi i tij Josep Borrell, nuk arritën t’i ulin në një tavolinë Kurtin dhe Vuçiqin.

Kurti vlerësoi se marrëdhëniet me Serbinë janë abnormale, kurse Vuçiq tha se kryeministri kosovar pati frikë të takohet me të.

E sipas drejtorit të organizatës Aktiv, Miodrag Miliceviq, Kurti dhe Vuçiq po tregohen liderë të papërgjegjshëm, sepse siç thotë ai, ata po e vënë në fokus veten e tyre para qytetarëve.

“Palët sërish dështuan të bëjnë dialog të mirëfilltë në Bruksel. Lëre që dialogu nuk pati sukses por palët nuk arritën as të uleshin së bashku. Në fokus duhet të jenë qytetarët dhe të punohet për të mirën e tyre e jo vëmendja të jetë tek politikanët. Nuk po shoh përgjegjësi dhe llogaridhënie nga asnjëra palë në këtë proces dhe kjo është për keqardhje. Nëse vazhdohet me këtë qasje nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Retorika e vrazhdë e dy liderëve fatkeqësisht po ndikon shumë keq tek qytetarët”, tha drejtori Miliceviq.

Skeptik për të ardhmen e këtij procesi po shprehet edhe gazetari, Goran Avramoviq.

Avramoviq thotë se asnjëra palë nuk është e interesuar ta zbatoj marrëveshjen, dhe sipas tij Serbia asnjëherë nuk ka treguar se cili është kompromisi që do ta pranojë në fund.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në këtë moment, nuk ka kurrfarë interesi politik, që të merr çfarëdo qasje në atë dialog, e jemi dëshmitarë që nga ana tjetër, nga Beogradi, vazhdimisht kemi thirrje për një farë kompromisi, ndonëse sinqerisht duhet ta themi që Beogradi kurrë nuk ka treguar se çka është, çka nënkupton kompromisi në këtë rast. Shkurtimisht, për momentin nga asnjëra palë momentalisht, e as në të ardhmen e afërt, nuk ka gatishmëri politike që të bëjë dialog dhe t’i zbatoj marrëveshjet e Brukselit”, tha Avramoviq.

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve është arritur më 27 shkurt të vitit 2023 në Bruksel dhe Aneksi për zbatimin e saj që është arritur më 18 mars, 2023 në Ohër, por deri më tani asnjëra palë nuk ka bërë hapa konkret drejt zbatimit të marrëveshjeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Rama: Me Qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve

Rikthimi i mbledhjeve të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, vlerëson si lajm i mirë

PDK mban konferencë për media

A ka një emër opozita për president?- Tahiri thotë se PDK është e gatshme të nxjerrë një emër

Afganistani nis sulme kundër Pakistanit, raportohet për të vrarë

Afganistani nis sulme kundër Pakistanit, raportohet për të vrarë

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

“Këndi i Debatit” 26.02.2026

“Këndi i Debatit” 26.02.2026

Përfundon raundi i tretë i bisedimeve indirekte bërthamore Iran-SHBA në Gjenevë

Përfundon raundi i tretë i bisedimeve indirekte bërthamore Iran-SHBA në Gjenevë

Peja prezanton amerikanin Williams

Peja prezanton amerikanin Williams

Shkëndija bie nga Liga e Konferencës

Shkëndija bie nga Liga e Konferencës

Drita eliminohet nga Celje

Drita eliminohet nga Celje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën