TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëshmitarja Isufi për gardianen e burgut, Nadica Çepkenoviq:Më ka goditur tani e pandehura, derisa kam rënë në alivanosje

by Tëvë1
48 minuta ago
1
A A
Dëshmitarja Isufi për gardianen e burgut, Nadica Çepkenoviq:Më ka goditur tani e pandehura, derisa kam rënë në alivanosje

Dëshmitarja Shahe Isufi, në seancën gjyqësore ndaj ish-gardianes Nadica Çepkenoviq, e cila akuzohet për krime lufte, ka deklaruar se e akuzuara e ka rrahur deri në alivanosje.

Sipas dëshmitares, torturat ndaj saj kanë filluar më 23 mars dhe kanë vazhduar për dy muaj rresht.

“Ditën e nesërme, 23.03.1999, ka filluar tortura ndaj meje dhe ka vazhduar për dy muaj rresht. Në 12 të ditës jam maltretuar fizikisht dhe psiqikisht nga gardianet, duke u goditur me mjete të tjera, shkop gome. E para më ka goditur tani e pandehura, derisa kam rënë në alivanosje, edhe më ka thënë: ‘Ti ke kërkuar NATO, tani ne të tregojmë se çka është NATO’. Posa më ka rënë të fikët, më kanë dërguar në banjo për t’u kthjelluar. I kam larë duart dhe sytë. Më ka thënë: ‘A di serbisht?’, i kam thënë: ‘Jo’. Tani më tha: ‘Për 24 orë duhesh me mësu, se këtu është Serbi dhe duhet me ditë gjuhën serbe’”, deklaroi Isufi gjatë dëshmisë së saj.

Tutje, ajo tha se, përveç qafës, e tërë pjesa tjetër e trupit ka qenë e mavijosur.

“Pastaj më ka thënë që, sa herë që çelet dera dhe hyjnë gardianet, se këto janë ndërruar gjatë 24 orëve, dhe parulla duhet me qenë ‘Zhivella Serbia, zhivella Slobodan Millosheviqi’. Torturat kanë vazhduar për dy muaj ditë rresht, ku unë, për shkak të pamundësisë për t’u ngritur në këmbë, për shkak se vetëm qafë e përpjetë kam qenë normal, e pjesa tjetër e trupit kam qenë e mavijosur. E kam kërkuar arsyen se pse po qëndroj në burg”, tha më tej ajo gjatë dëshmisë së saj.

Ajo ka bërë të ditur se ka kërkuar nga drejtori i burgut të dijë arsyet e qëndrimit të saj në burg.

“Kam biseduar me drejtorin e burgut pas disa ditësh, përmes përkthyesit, se pse po qëndroj në burg pa dokumente, e ai më tha: ‘Shohim dhe bëjmë’. Meqë shëndeti im ka qenë i dobët, nuk kam mundur të ngrihem nga shtrati dhe as të ushqehem”, tha ajo.

Më tej, ajo deklaroi se më datën 9 qershor e kanë dërguar në Serbi.

“Pastaj më kanë akuzuar se po bëj grevë urie dhe më kanë dërguar në vetmi. Aty kam qëndruar një muaj vetëm, derisa më datë 9 qershor 1999, duke rreth orës 4:30 të mëngjesit, na kanë zgjuar nga gjumi dhe na kanë thënë në gjuhën serbe: ‘Përgatitni teshat’. Na kanë lidhur me spaga të najlonit duart dhe kemi qëndruar diku deri në orën 12:30, derisa janë përgatitur edhe të burgosurit tjerë. Na kanë hipur në autobusë Express 1 dhe jemi nisur për Serbi. Bashkë me ne kanë qenë të gjitha gardianet që kanë punuar në burgun e Lipjanit, disa kanë qenë para te shoferi, disa në mes dhe disa në fund, që të na vëzhgojnë”, tha ndër të tjera ajo gjatë dëshmisë në gjykatë.

Gjatë kësaj kohe, ajo tregon se kishin qëndruar 48 orë pa ngrënë dhe pa pirë asgjë.

“Për 48 orë as s’kemi hangër, as s’kemi pi. Diku kanë qenë 50 autobusë, ka qenë kolonë e autobusëve shumë e gjatë. Kur kemi mbërritur në Pozharevc, diku në 12 të natës, na kanë futur në një sallë të madhe”, tha ajo.

Më tej, ajo tha se i kishte treguar misionit të OSBE-së se ajo ishte duke qëndruar në burg, siç tha, pa letra.

“Të nesërmen pastaj na kanë vendosur nëpër dhoma të burgut dhe aty kam qëndruar deri në korrik 1999 pa letra, pa vendim për paraburgim. Kam qenë si person i zhdukur. Kur ka ardhur misioni i OSBE-së, për t’i verifikuar nëpër burgje, aty u kam treguar se unë jam pa dokumente, nuk e di se për çka më mbajnë. Ata më kanë thënë se shohim e rregullojmë këtë çështje. Mua më është ngritur aktakuzë në Pozharevc, jam dënuar në Pozharevc dhe burgun e kam mbajtur në Pozharevc dhe krejt kjo është joligjore”, deklaroi Isufi.

Ajo tutje përmend edhe Afërdita Zekën, e cila për një muaj rresht është kujdesur për të.

“Ata i kanë pre pulat, neve na kanë shti me i hjek pendlat. Afërdita Zeka për një muaj rresht ka larë rroba, tesha, edhe më ka vendosur nëpër trup që të më qetësohet gjendja, për shkak se trupi im ka qenë guri dhe ngjyrë të zezë, mavijosje të rëndë. Ajo ma ka shtrirë shtratin dhe më ka mbuluar, për shkak se unë nuk kam qenë në gjendje të kujdesem për veten.”

“E gjujshin paren, nëse ajo nuk kërcen, si dënim e ke pas rrahjen. Unë i kom ni zanat, bërtimat, ama me i pa me sy nuk i kom pa, se në çdo derë ka qenë nga një gardiane që na ka ruajtur. Dhe kur na kanë qitë me punu, në bazë të zanit e kom vërejt se kush është rrahur”, deklaroi më tej ajo.

Ajo gjatë dëshmisë tha se, edhe pse kishte veshur nga dy palë tesha, nuk arriti t’i shpëtonte goditjeve nga pendreku.

“Rrahja e të gjitha femrave shqiptare, të cilat kanë qenë të paraburgosura, është çelë dera, i kanë nxjerrë në korridor, i kanë rrahur, ka pasur bërtima, kanë vazhduar te dera tjetër. Edhe në bazë të derës e kom vërejt kur më ka ardhë rradha mua.”

“Edhe pse ndërroja vendet në dhomë, se kemi qenë tri veta, gjithmonë më merrshin të parën. Edhe pse kom nejt me dy palë tesha, me dy palë pantallona, dy këmisha, dy xhaketa, që mos me m’kapë pendreku, goditja, prapëseprapë ka qenë e pamundur me shpëtu”, deklaroi Isufi në dëshminë e saj kundër ish-gardianes së burgut, Nadica Çepkenoviq, e cila akuzohet për krime lufte.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Asamblisti i LDK-së në Obiliq jep dorëheqje nga partia pas qëndrimit për Specialen

Asamblisti i LDK-së në Obiliq jep dorëheqje nga partia pas qëndrimit për Specialen

186 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim

186 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim

Oficerë të FSK-së trajnohen nga Ushtria Kanadeze në Bosnje

Oficerë të FSK-së trajnohen nga Ushtria Kanadeze në Bosnje

Në Ferizaj shqiptohen 302 gjoba ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes

Në Ferizaj shqiptohen 302 gjoba ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes

Asamblisti i LDK-së në Obiliq jep dorëheqje nga partia pas qëndrimit për Specialen

Asamblisti i LDK-së në Obiliq jep dorëheqje nga partia pas qëndrimit për Specialen

Çmimi Nobel në mjekësi u shkon 3 shkencëtarëve për kërkime mbi aktivitetin e trurit

Çmimi Nobel në mjekësi u shkon 3 shkencëtarëve për kërkime mbi aktivitetin e trurit

186 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim

186 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim

Qindra shkolla mbyllen në Francë ndërsa protestat e studentëve përshkallëzohen

Qindra shkolla mbyllen në Francë ndërsa protestat e studentëve përshkallëzohen

Oficerë të FSK-së trajnohen nga Ushtria Kanadeze në Bosnje

Oficerë të FSK-së trajnohen nga Ushtria Kanadeze në Bosnje

Reagon FBK, dënon dhunën ndaj gjyqtarëve

Reagon FBK, dënon dhunën ndaj gjyqtarëve

Në Ferizaj shqiptohen 302 gjoba ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes

Në Ferizaj shqiptohen 302 gjoba ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën