TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëshmitari thotë se Pjetër Shala hynte e dilte nga shtabi logjistik në Kukës pa kërkuar leje nga askush

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Specialja ia vazhdon paraburgimin Pjetër Shalës, i cili po akuzohet për krime lufte

Dëshmitari i pestë me kodin 10 në rastin e Pjetër Shalës, para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), tha se Shala ka hyrë dhe ka dalë nga shtabi logjistik në Kukës pa kërkuar leje nga askush.

Kur u pyet nga mbrojtësi i viktimave Simon Laws, se cila kishte qenë arsyeja që ai kishte mundur të hyjë dhe të dalë pa leje nga aty, pati kundërshtime nga ana e mbrojtjes, por që kjo pyetje u lejua nga trupi gjykues.

Por, në momentin e përsëritjes së pyetjes, dëshmitari tha se përgjigja është e saktë, por që ai nuk e dinte a ka pasur leje apo jo Pjetër Shala.

Me këtë përgjigje, reagoi edhe kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja  Mappie Veldt-Foglia, e cila tha se edhe për të është e paqartë pasi që njëherë thuhet se Shala nuk kërkonte leje e më pas që nuk e dinte a kishte leje apo jo, duke kërkuar që ai të sqarohet.

E që më pas, dëshmitari u kthye në fjalinë që kishte thënë për herë të parë, shkruan Betimi për Drejtësi.

Ballafaqimi i dëshmitarit me deklarimet e mëhershme nga ana e mbrojtësit të viktimave dhe pyetje tjera eventuale, janë bërë në seancë private.

Paraprakisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar pyetjet ndaj dëshmitarit, i cili pohoi të ketë parë personalisht Hafir Hoxhën dhe Sabit Gecin në shtabin e logjistikës në Kukës në muajin e pestë dhe të gjashtë të vitit 1999.

Ai po ashtu tha se kishte takuar një ushtar me emrin Bedri në këtë vend, por përgjigjet ndaj pyetjeve për të u cilësuan me përmbajtje të redaktuar nga ana e DhSK-së.

Kurse, nga ana e mbrojtjes është kërkuar diskutimi i dy çështjeve, njëra që sipas avokatit mbrojtës Mohamed Hédi Aouini ka të bëjë me persona të mbrojtur dhe pika dy që ka të bëjë me akuzën për bashkë-konspirator që pretendohet, e që edhe për këtë diskutim është kaluar në seancë private.

Ndërkaq, gjatë kësaj seance Pjetër Shala ka kërkuar nga ana e gjykatës që t’i lejojë kohë për konsultim me mbrojtësit e tij, andaj edhe marrja në pyetje e dëshmitarit nga ana e mbrojtjes, do të bëhet ditën e nesërme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohen tre persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mes tyre një noter

Ndalohen tre persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mes tyre një noter

​Zulfaj: Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e afro 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

​Zulfaj: Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e afro 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

​Inaugurohet murali “Çast”, nderohen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

​Inaugurohet murali “Çast”, nderohen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

Prokuroria identifikon të dyshuarin për plagosjen në Veternik, policia gjen armë dhe municion

Vdes një i mitur në një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Komoran

Ronaldo e Portugalia nisin misionin e Botërorit

Ronaldo e Portugalia nisin misionin e Botërorit

​12 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë

​12 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën