TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëshmitari i ZPS-së: Çlirimtarëve ju uroj lirim të shpejtë

Pavarësisht se Prokuroria Speciale e thirri të dëshmojë kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari 62 tha se nuk ka gjë kundër tyre dhe se iu uron lirim të shpejtë. Por, shtoi se për tri javë u ndalua dhe u keqtrajtua nga disa ish-ushtarë të UCK-së, por që urdhri nuk erdhi nga Shtabi i Përgjithshëm. Një pjesë e kësaj dëshmie u bë publike tek tash.

by Fidan Zejnullahu
5 muaj ago
1 0
A A

Tha se ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa në Hagë, u bë dëshmitari numër 62 i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Por, ky dëshmitar, tha se nuk ka gjë kundër ish-krerëve të UCK-së, në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.

“S’di pse po zgjatni pyetjen. Ma bëri pyetjen ai tjetri. Unë me Kadri Veselin nuk kam kurrgjë. E respektoj. Kam respekt për të. Më vjen keq që ndodhet aty.. Ky s’ka bë kurrgjë. Po i bini shkurt. Nuk kam të bëj kurrgjë as me Kadri Veselin, as me Hashim Thaçin, as me Jakup Krasniqin, as me Rexhep Selimin. Unë kam të bëj [Redaktuar]. Edhe këta [redaktuar] t’i pyesësh e gjykojnë”, ishte shprehur dëshmitari.

Dëshmia e këtij dëshmitari u bë publike me shumë pjesë të redaktuara.

Tutje në dëshmi, dëshmitari numër 62, tha se u arrestua e më pas u keqtrajtua nga anëtarët e UÇK-së, për një periudhë trejavore.

“Dhoma ka qenë 5X5, e shtrume me beton. Aty kam qëndru. Dhe pas tri javëve më kanë dërguar në [redaktuar]. Jam liru për tri ditë atje. Nuk kam qenë i burgosur në [redaktuar] . Kam nejt me ushtarë”, kishte thënë ai.

Ky dëshmitar, tha se u lirua pasi një person, emri i të cilit është redaktuar, i kërkoi Shtabit të Përgjithshëm ta lirojnë.

Ndërsa ka mohuar se e njeh dikë nga ky shtab.

Ndërsa  tha se si ushtarëve të UÇK-së, iu ishte ndaluar të vidhnin, të plaçkisnin apo të kryenin krime.

“Po, ne nuk kemi pas kazerma. Kjo u kanë ushtri vullnetare. Nuk të ka detyrua kurrkush të shkosh ushtar, vetëm vullneti yt. Në qoftë se ke dezertuar, atëherë quhesh dezertor. Jo tradhtar, dezertor”, kishte deklaruar dëshmitari i 62-të.

Në dëshminë e tij, dëshmitari numër 62 tha edhe se UÇK nuk kishte polici ushtarake dhe se Shtabi i Përgjithshëm nuk dha leje për ndalimin e tij.

Ndërsa dëshminë e përfundoi në këtë formë.

“Faleminderit prej juve shumë. Dhe çlirimtarëve ju uroj lirim ma të shpejtë”, ishin fjalët e fundit të tij gjatë dëshmisë.

Ndryshe, këtij dëshmitari i ishte ofruar mundësia që t’i heq masat mbrojtëse por ai kishte refuzuar.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre pjesëtarë të grupit ‘Torcida” arrestohen nën dyshimin për sulm pas ndeshjes Trepça – Vushtrria

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Milani humb nga Atalanta, bie në pozitën e katërt

Milani humb nga Atalanta, bie në pozitën e katërt

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre pjesëtarë të grupit ‘Torcida” arrestohen nën dyshimin për sulm pas ndeshjes Trepça – Vushtrria

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën