TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dëshmitari i radhës rrëfen bisedën e parë me Naim Murselin pas vrasjes së Liridona Ademajt

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Dëshmitari i radhës rrëfen bisedën e parë me Naim Murselin pas vrasjes së Liridona Ademajt

Në gjykimin ndaj Naim Murselit për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, dëshmitari Valon Lluka ka dhënë detaje rreth komunikimit të tij të parë me të akuzuarin pas ngjarjes.

Lluka, koleg pune i Murselit, u pyet nga prokurorja lidhur me bisedën telefonike që kishte pasur me të akuzuarin pas ngjarjes së rëndë. Ai pranoi se ishte personi i parë që kishte kontaktuar Naimin dhe që kishte marrë vesh për vrasjen.

Prokurorja: “A jeni i vetdijshëm se ju jeni personi i parë me të cilin Naimi ka biseduar pas vrasjes së bashkëshortes së tij?”
Dëshmitari: “Po.”

Lluka tregoi se biseda e parë nuk përmbante shumë detaje dhe se nuk e kishte njohur numrin nga i cili e kishte thirrur Naimi.

Prokurorja: “A ju ka thënë në atë bisedën e parë që bashkëshortja Liridona iu është vrarë?”
Dëshmitari: “Po, ma ka cekë që na kanë gjujtë edhe ajo është vrarë.”

Ai tha se Naimi e kishte kontaktuar fillimisht nga një numër që përfundonte me 417, por që nuk e kishte njohur dhe nuk kishte kthyer thirrjen menjëherë, pasi ndodhej tek fqinjët. Pas kësaj kishte marrë mesazhe urgjente nga numra të ndryshëm, përfshirë një numër që përfundonte me 907.

Dëshmitari: “Më ka shkruar mesazhe ‘Urgjent çele, urgjent. Naimu.’ Pastaj ‘O Valon, na kanë vra’ dhe në fund ‘Thirr’.”

Ai tha se kishte bërë screenshot mesazheve dhe ia kishte dërguar Naimit në numrin e tij privat në WhatsApp, por fjalët nuk kishin shkuar.

Lluka po ashtu tha se numri nga i cili e kishte kontaktuar Naimi ishte numër i firmës, i cili më pas ishte ç’aktivizuar.

Prokurorja: “Telefoni a ka qenë i firmës apo personal?”
Dëshmitari: “I Naimit, por numri i firmës.”

Pas bisedës, Lluka tha se kishte marrë makinën e një komshiu dhe kishte shkuar në vendin e ngjarjes, por policia nuk i kishte lejuar të afrohej.

Dëshmitari: “Kur jemi afru aty kanë qenë policë dhe s’kanë lejuar me afru. I kam pyetur a ka vdekur dikush, por askush nuk është përgjigjur dhe jam larguar.”

Më vonë, një polic e kishte kontaktuar duke i thënë se Naimi dhe fëmijët ishin mirë, një lajm i dhënë nga vetë i akuzuari.

Në stacionin e Policisë, Lluka mori lajmërimin se Liridona kishte ndërruar jetë dhe e kishte ngushëlluar familjen.

Dëshmitari: “Isha në zyrë me Naimin dhe e ngushëllova. Më pas erdhi prokurorja dhe më kërkoi të largohesha.”

Avokati i familjes së Liridonës e pyeti dëshmitarin edhe për detaje të tjera lidhur me Naimin, përfshirë blerjen e një shtëpie në fshatin Bernicë dhe kërkesën e tij për rrogë avans prej 1000 euro.

Dëshmitari: “Po, është e vërtetë që ka blerë shtëpi në Bernicë dhe ka kërkuar avans rroge prej 1000 euro.”

Tags: Gjykiminaim murselivrasja e Liridona Ademaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën