Halim Behramaj – pjesëtarë i Policisë së Kosovës ka dëshmuar në seancën e radhës për rastin “Banjska”.
Ai duke rrëfyer për ngjarjen e ndodhur dhe ballafaqimin me grupit terrorist ka thënë ka thënë se qëllimi i tyre ishte të shkaktonin një dëm të madh.
“Në bazë të armëve të përdorura që nga zhurma kemi kuptua qe janë të kalibrave të ndryshëm, janë përdorur armë të rënda, pozitat nga kanë gjuajtur dhe errësira në fshat, na ka bërë të kuptojmë se ka qenë grup shumë mirë i organizuar, që qëllim ka pasur shkaktim e dëmit sa më të madh. Natyra e punës si polic është e tillë, ballafaqohemi me rreziqe të ndryshme. Dëmtim i madh për ne ka qenë se është vra kolegu Bunjaku. Ndërsa, unë nuk ndihem i dëmtuar personalisht duke u bazuar në natyrën e punës. Kam 21 vjet në polici dhe raste të tilla nuk kam hasur”, ka thënë ai ndër të tjera gjatë dëshmisë së tij.
Ai ka treguar momentin kur kanë arrit te barrikada.
“Kemi dalë prej veture dhe jemi afrua diku 15 metra barrikadës, atëherë kolegu Elez Peci na ka tërhjek vërejtjen se mund të jetë kurth dhe kemi fillu m’u shpërnda. Aty ku ishte barrikada ishte ndriçim i fortë kurse në fshatin Banjskë, errësirë totale”, ka treguar ai.
Pas shpërthimit të ndodhur polici ka thënë se kanë filluar të edhe të shtënat nga drejtime të ndryshme dhe kanë kuptuar se nuk kanë të bëjnë me një grup të thjeshtë kriminal.
“Posa kemi fillu m’u shpërnda, në atë moment është dëgjua një shpërthim i madh. Policët që kanë qenë më afër barrikadës, janë barrikadu afër aty. Ndërsa unë e Avni Shala jemi kthyer prapa tek vetura jonë dhe jemi barrikadu prapa veturës sonë si mburojë. Në të njëjtën kohë, ka pasur të shtëna nga drejtime të ndryshme. Aty kemi kuptuar që nuk kemi të bëjmë me një grup të thjeshtë kriminel, pasi pozita nga qëllonin dhe armët qe përdornin nënkuptonin se ishin grup i mirëorganizuar”, ka treguar polici Behramaj.
Ai ka thënë se kanë parë të shtrirë rreshterin Afrim Bunjaku, por nga tereni i hapur e kanë pasur të mundur të afrohen.
“Nga aty kam vërejtur se rreshteri Bunjaku është i shtrirë në rrugë. Tereni ishte i hapur dhe e kishim të pamundur të afroheshim. Avni Shala e ka kthyer zjarrin pasi kishte një armë automatike, derisa të shtënat vazhdonin pandërprerë në drejtim tonin. Kemi parë kolegët duke e tërheqë trupin e rreshterit Bunjaku”, ka thënë ai.